BallinaLajmePërplasjet s’e prishin koalicionin

Përplasjet s’e prishin koalicionin

Të ngjajshme

Ra nga tri metra lartësi derisa po punonte, detaje nga rasti në Gjilan

Një person është lënduar rëndë dje derisa po punonte. Sipas...

Mbi 38 mijë lodra të pasigurta të ndaluara, rrezik për fëmijëve

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT) ka ndërmarrë...

Korenica regjistron një tjetër asist në Rumani

Skuadra e CFR Clujit u mposht 2:1 ndaj U....

​Moti sot: Shi e borë

Sot në vendin tonë pritet të mbajë mot me...

Përplasjet mes zyrtarëve të dy partive më të mëdha në vend, PDK-LDK, kanë filluar të dalin në sipërfaqe si në nivelin lokal, ashtu edhe në atë qendror.

Ishte zëvendësministri i Financave, Isni Kilaj, nga PDK-ja, i cili deklaroi ditë më parë se në këtë dikaster qeveritar partneri i koalicionit (LDK) ka bërë shumë shkelje dhe një gjë e tillë, sipas tij, ka ndodhur edhe në institucione tjetra.
Kilaj e ka akuzuar ministrin Avdulla Hoti se kohëve të fundit ka bërë punësime të anëtarëve të LDK-së në ministri, shkruan sot gazeta ‘Zeri’.

Se ndasitë janë të mëdha brenda këtij koalicioni, flasin edhe akuzat që anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Xhavit Haliti, bëri në drejtim të partnerit të koalicionit, LDK-së. Në një intervistë në mediumin publik, ditë më parë, Haliti ka thënë se njerëzit e LDK-së kanë kontribuar në akuzat ndaj eprorëve të UÇK-së.

Po ashtu ditë më parë, kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka shkarkuar dy drejtorë komunalë të PDK-së, pasi që nuk e votuan rishikimin e buxhetit. /zeri/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz