Tuesday, July 15, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditPërplasjet në jug të Sirisë: Izraeli bombardoi forcat siriane për të “mbrojtur...

Përplasjet në jug të Sirisë: Izraeli bombardoi forcat siriane për të “mbrojtur druzët”

Të ngjajshme

Rikthimi në EQAR, çka përfiton Kosova?

Agjencia e Kosovës për Akreditim është bërë sërish pjesë...

Steven Gerrard bëhet gjysh

Vajza e Steven Gerrard, Lilly-Ella, ka mirëpritur fëmijën e...

Kendall dhe Kylie nuk marrin pjesë në dasmën e vëllait të tyre, Brody Jenner

Brody Jenner dhe Tia Blanco kurorëzuan dashurinë e tyre...

Deputeti Nait Hasani : Qytetarët më kanë votuar që të mos e votoj Vetëvendosje

Deputeti Nait Hasani, i ftuar në emisionin “Kosova Live”,...

Pas shpërthimit të luftimeve mes forcave qeveritare siriane dhe fraksioneve të armatosura druze që kontrollojnë qytetin e Sweidës, në një zhvillim të rrallë, Izraeli bombardoi forcat qeveritare siriane që po hynin në qytetin me shumicë druze në jug të Sirisë, duke i dalë në mbrojtje komunitetit.

Edhe pse më parë, udhëheqja e re e Sirisë ishte konsideruar nga Izraeli si një partner i mundshëm, ky ishte një sulm i drejtpërdrejtë. Megjithatë, ministri i Mbrojtjes së Sirisë, pak kohë më pas ka njoftuar për armëpushim.

Izraeli, që ka vetë një popullatë druze, ka tentuar të paraqitet si mbrojtës i komunitetit druz në Siri, duke i parë ata si aleatë të mundshëm.

Sipas The Times of Israel, kryeministri Benjamin Netanyahu dhe ministri i Mbrojtjes Israel Katz kanë deklaruar se kishin urdhëruar Forcat e Mbrojtjes së Izraelit të bombardonin forcat dhe armatimin sirian që po afroheshin me Sweidën “pas sulmit ndaj druzëve”.

Sulmet izraelite ndodhën ndërkohë që forcat siriane hynin në qytetin e Sweidës për të shtypur përplasjet vdekjeprurëse ndërkomunitare mes popullsisë shumicë druze dhe fiseve beduine, që sipas raporteve kanë lënë pothuajse 100 të vdekur.

- Advertisement -

Të Fundit