back to top
Friday, February 27, 2026
BallinaLajmePërplasje mes shoferëve në rrugën “Muharrem Fejza” – një person përfundon në...

Përplasje mes shoferëve në rrugën “Muharrem Fejza” – një person përfundon në QKUK, tjetri në Polici

Të ngjajshme

Arrestohet i dënuari me burgim për posedim të narkotikëve

Njësia për Realizimin e Urdhëresave, në kuadër të Stacionit...

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për ta identifikuar dy persona për veprën ‘sulm’

Policia e Kosovës përmes një njoftimi publik ka kërkuar...

Mësohen skuadart që kalojnë në 1/8 e finales së Europa League

Sonte janë zhvilluar ndeshjet e kthimit të play-offit të...

Një incident i rëndë ka ndodhur pasditen e së mërkurës në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë, ku një mosmarrëveshje në trafik ka përfunduar me sulm fizik dhe dëmtim të veturës.

Sipas Policisë, rasti është regjistruar dje rreth orës 16:09. I dyshuari, mashkull kosovar, pas një konflikti verbal në komunikacion, dyshohet se ka sulmuar një tjetër mashkull kosovar dhe i ka dëmtuar automjetin, transmeton lajmi.net.

Si pasojë e sulmit, viktima ka marrë ndihmën e parë mjekësore në vendin e ngjarjes, ndërsa më pas është dërguar për trajtim të mëtejmë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

I dyshuari është arrestuar dhe, pas intervistimit, me vendim të prokurorit të rastit është dërguar në mbajtje. Rasti po hetohet si “Lëndim i rëndë trupor” dhe “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”.

Raporti i plotë: 

LËNDIM I RËNDË TRUPOR & ASGJËSIM APO DËMTIM I PASURISË

Rr. Muharrem Fejza, Prishtinë  26.02.2026 – 16:09. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se pas një mosmarrëveshjeje në trafik, ka sulmuar viktimën mashkull kosovar dhe ia kishte dëmtuar veturën. Si pasojë e sulmit viktima ndihmën e parë mjekësore e ka marr në vendin e ngjarjes, pastaj është dërguar në QKUK. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz