Një përplasje ka ndodhur në studion e Rtv Dukagjinit mes Agim Veliut dhe Rexhep Selimit.
Kjo ndodhi pasi ish-ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, kërkoi të telefonohet dhe të diskutojë për ato që i tha Rexhep Selimi në debat.
Veliu i tha Selimit, se për të folur për koronavirusin ai nuk do të duhej të ishte fare në emision dhe se u shpreh se Selimi nuk e tha të vërtetën kur u shpreh se në Qeverinë e Kosovês është diskutuar që të mos shpallet gjendja e jashtëzakonshme.
Veliu u shpreh se Selimi nuk ka qenë në mbledhje të Këshillit të Sigurisë dhe se sipas Veliut, ai po spekulon.
Në anën tjetër Selimi tha se Agim Veliu ka folur me fjalët e Hashim Thaçit, prandaj ka shkuar në shtëpi.
“Ai ka folur me fjalët e Hashim Thaçit, dhe për këtë ka shkuar n’shpi”