Selin dhe Lorna janë përfshirë në një debat të ashpër me njëra-tjetrën, ku ka kaluar edhe në ofendime.
Gjatë përplasjes, Selin i thotë Lornës se ‘është e shëmtuar në zemër dhe në shpirt’.
Kjo nuk u prit aspak mirë nga Lorna, pasi për të është një ofendim.
Pjesë nga debati mes tyre në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 5:
Selin: Ti nuk je xheloze, ok?! (duke imituar).
Lorna: Patjetër, ndaj më imiton ti mua.
Selin: Unë të imitoj sepse duhet të dalësh para pasqyrës se sa e shëmtuar je.
Lorna: Patjetër.
Selin: Jo si fizik. Mendoj se disa njerëz e kanë mision që të jenë të këqij. Dhe ti je një ndër to.
Lorna: Çfarë ke thënë? Kontrollo çfarë po thua.
Selin: Je e shëmtuar në shpirt, në zemër. Dil para pasqyrës dhe shiko sa e shëmtuar je.
Lorna: Selin , ik.
Selin: Të iki unë nga ty, është kulmi.
Lorna: Të kalosh në ofendim.
Selin: Je e shëmtuar në shpirt, ta them sërish.
View this post on Instagram



