Përplasje e fortë mes dy automjeteve në Rufc të Lipjanit
dp

Lexo edheKurti i uron serbëve Krishtilindjet Ortodokse: Le të na bashkojë e mira

Si pasojë e aksidentit, njëra nga veturat ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një gropë pranë aksit kryesor që lidh zonën me Torinën, transmeton lajmi.net.
Menjëherë pas ngjarjes, në vendin e aksidentit kanë ndërhyrë njësitet përkatëse policore, të cilat kanë nisur procedurat hetimore për zbardhjen e rrethanave.
Sipas informacioneve që ka marrë indeksonline nga dëshmitarë në vendngjarje, drejtuesit e të dy automjeteve kanë pësuar lëndime trupore, ndërsa ende nuk ka të dhëna zyrtare lidhur me gjendjen e tyre shëndetësore.

Lexo edheKurti i uron serbëve Krishtilindjet Ortodokse: Le të na bashkojë e mira
Autoritetet po vazhdojnë hetimet për të përcaktuar shkaqet e aksidentit./lajmi.net/