Koordinatorja e komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihali, është tallur me dialektin e disa deputetëve që përdorën termin “nafti” derisa po debatonin në seancën e sotme të thirrur për rritjen e çmimeve të naftës.
Ajo po ashtu tentoi të ironizonte me deputetët e PDK-së dhe LDK-së për komentet e tyre se si duhet të ndihmohen qytetarët për përballimin e krizës së çmimeve të rritura të naftës.
“”Nafti” i deputetëve opozitarë ose teza “hiqe akcizën & tvsh” si zgjidhje permanente për çdo krizë ndërkombëtare nga ekonomistët LDK dhe PDK”, ka shkruar ajo./Express/