Një aksident ka ndodhur në Durrës teksa i plagosur ka mbetur një fëmijë 8-vjeçar.
Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në lagjen nr.13 në qytetin bregdetar.
“Më datë 26.07.2018, u arrestua në flagrancë, shtetasi D.Z., vjeç 51, banues në Durrës, pasi më datë 25.07.2018, në lagjen nr.13 Durrës, duke drejtuar automjetin tip “Benz Mercedez”, ka aksidentuar këmbësorin e mitur A.K, vjeç 8, banues në Durrës, ndodhet në spital, në Tiranë”, njofton policia.