back to top
Tuesday, August 26, 2025
BallinaLajmePërplasen ashpër kandidatët për Tetovën, Kasami dhe Rexhepi

Përplasen ashpër kandidatët për Tetovën, Kasami dhe Rexhepi

Të ngjajshme

Trazirat në Zvicër, protestuesit fajësojnë policinë për vdekjen e 17 vjeçarit

Lozana e Zvicrës është shndërruar në një fushë betejë...

Katari akuzon Izraelin se po përpiqet të “shtyjë” marrëveshjen e paqes

Një marrëveshje midis Izraelit dhe Hamasit është “në tryezë”,...

Austria: Shënohet rënie e numrit të nxënësve të klasës së parë

Viti shkollor 2025/26 do të nisë të hënën në...

Fejohet Taylor Swift

Ylli i muzikës pop, Taylor Swift, ka njoftuar se...

Kryetari aktual i Tetovës dhe kandidati për një mandat të dytë, Bilall Kasami, në një intervistë për ZYRTARE.net është pyetur për kundërkandidatin e tij nga radhët e AKI-së, Bajram Rexhepin.

“Nuk do të kisha dashur të jem i pa kulturuar, por situata në terren tregon që gara është e pabarabartë. Kundërkandidati im nuk ka vizionin e duhur, nuk ka kapacitetin dhe potencialin e nevojshëm. Kam përshtypjen që opozita ka nxjerrë kandidat vetëm sa për të qenë në garë dhe nuk ka dhënë maksimumin për të treguar një vizion të qartë për Tetovën. Ata nuk ishin të gatshëm t’i pranonin dështimet që kishin me Tetovën para se unë të vija në krye të saj, të kërkonin falje dhe të ofronin një vizion të ri për qytetin”, u shpreh Kasami.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i kandidatit të AKI-së Bajram Rexhepi i cili ka numëruar të arriturat e tij duke i replikuar Kasamit.

“TE THEM DIÇKA SA PËR MOS TA HESHTUR TË VËRTETËN!

Zakonisht parapëlqej të flas për ide dhe për qytetin, jo për individë, por kësaj radhe po e bëj një përjashtim të vogël. Më vjen mirë që udhëheqësia aktuale nuk identifikohet dhe nuk di të dallojë vizionin tonë, sepse deri më sot shpesh e kanë dëshmuar se nuk dijnë ta dallojnë vizionin nga iluzioni.

Përderisa unë kam qenë pjesë e menaxhmentit të një korporate të suksesshme multinacionale, dikush tjetër mundohej të gjente veten në politikë duke ndërruar parti dhe duke bërë pazare. Përderisa unë menaxhoja projekte strategjike për shtetin, si gazifikimi me 180 km rrjet të ndërtuar për vetëm 2 vite e gjysmë, dikush tjetër shtrëngonte duart herë me LSDM-në e herë me VMRO-në, vetëm për të mbijetuar politikisht.

Dhe jo, nuk e kam zakon e as vizion që dikush të vijë të më poshtërojë në shtëpinë time, ndërsa unë të rri i heshtur e të mos guxoj të flas. E vërtetë është se nuk ndajmë të njëjtin vizion, dhe për këtë jam krenar. Unë nuk besoj në mashtrime, manipulime apo pazare të ulta politike. Për vizionin tim për Tetovën jam i gatshëm të flas hapur dhe ballë për ballë, jo duke u fshehur pas hijes së kryeministrit, por duke u përballur me dinjitet përpara tetovarëve.

Besëlidhja Aleanca Kombëtare për Integrim është koalicioni më i madh historik i shqiptarëve dhe i të gjithë qytetarëve që ia duan të mirën këtij vendi. Vizioni ynë është një Tetovë funksionale, ku mbrohet e mira e përbashkët dhe ku çdo qytetar, përfshirë edhe kryetarin aktual, do të jetojë më mirë dhe më me dinjitet” ka shkruar Bajram Rexhepi, kandidat i AKI-së për Tetovën

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz