Kryetari i Prishtinës Përparim Rama edhe në këtë marsh protestues për drejtësi ndaj ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen në Hagë ka qenë i pranishëm.
Ai ka qenë madje në ballë të këtij marshi përkrah shumë zyrtarëve të PDK-së, e bashkë me djalin e ish-presidentit Hashim Thaçi, Endritin.
Rama publikoi edhe disa fotografi nga ky marsh ku kërkohej drejtësi.
“Të bashkuar si NJË, për drejtësi, për shtet
për kombin tonë
“, deklaroi ai./Lajm.net/