back to top
Tuesday, December 9, 2025
BallinaLajmePërparim Rama pasi e mori mandatin e dytë: Prishtina foli – Tani...

Përparim Rama pasi e mori mandatin e dytë: Prishtina foli – Tani është koha për punë të madhe

Të ngjajshme

DiCaprio ngre alarm, flet për AI

Leonardo DiCaprio ka kritikuar hapur përdorimin e inteligjencës artificiale...

Policia kërkon ndihmen e qytetarëve për kapjen e dy të dyshuarve për vjedhje

Policia Rajonale e Ferizajt, në bazë të autorizimit nga...

Betohet Bali Muharremaj, premton qeverisje me besnikri e ndershmëri

Gjatë ditës së sotme është betuar kryetari i rizgjedhur...

​Ramosaj betohet si kryetar i Deçanit, premton transparencë e zhvillim për qytetarët

Në Kuvendin Komunal të Deçanit është mbajtur sot seanca...

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka mbajtur fjalimin e tij pas marrjes së mandatit të dytë, duke falënderuar qytetarët për besimin dhe duke premtuar vazhdimësi në projektet e nisura.

“Prishtina foli! Ky besim është përgjegjësi dhe motiv,” tha Rama, duke theksuar se mandati i ri do të fokusohet në përfundimin e projekteve kapitale, investimet në arsim, shëndetësi dhe zhvillim rural, transmeton lajmi.net.

Ai u ndal edhe te sfidat e mandatit të kaluar, duke thënë se “ka pasur bllokada të kalkuluara politikisht”, por se shpreson që këtë herë të ketë më shumë bashkëpunim mes palëve. “Secili prej nesh është i votuar me i shërby qytetarëve, jo partive politike,” deklaroi kryetari.

Rama përmendi edhe projektet e mëdha që e presin kryeqytetin, përfshirë Lojërat Olimpike “Prishtina 2030”, duke e quajtur “një mundësi historike për qytetin dhe Kosovën”.

“Jam këtu 24/7 për të punuar për qytetin, pa ngjyra politike,” theksoi ai, duke shtuar se vizioni “Prishtina përtej” është kapitulli i dytë i një plani 8-vjeçar për një kryeqytet modern, digjital dhe të gjelbër.

“Ky është momenti ynë. Tani është koha për punë të madhe,” përfundoi Rama.

Postimi i plotë: 

Sot qëndroj para jush me mirënjohjen më të thellë për besimin që qytetarët ma kanë dhënë edhe një herë.
Prishtina FOLI! Dhe ky besim për mua është vazhdim i përgjegjësisë dhe motivit. Është zotim për të vazhduar punën me përkushtim të palëkundur!
Ju faleminderit që na keni besuar drejtimin e qytetit tonë, faleminderit që besuat në vazhdimin e vizionit transformues për Prishtinën.
Po hyjmë në këtë mandat me vendosmërinë për t’i përfunduar projektet kapitale, për të vazhduar investimet në arsim e shëndetësi, në zhvillim rural dhe në të gjithë sektorët që prekin drejtpërdrejt cilësinë e jetës së qytetarëve tanë.
Do të vazhdojmë të përkrahim idetë inovative, të mbështesim krijimtarinë e rinisë dhe energjinë e tyre për të ardhmen, duke e respektuar, restauruar dhe integruar trashëgiminë tonë kolektive me vizionin modern, të cilat Kryeqytetit po i sjellin çmime me renome ndërkombëtare.
Kjo është Prishtina, këta janë profesionistët e saj, këta janë qytetarët që nuk hoqën kurrë dorë prej këtij qyteti.
Dhe këta qytetarë meritojnë zhvillim e respekt!
Një falënderim i veçantë për institucionet ndërkombëtare dhe ambasadat për bashkëpunimin dhe respektin e ndërsjellë. Do të vazhdojmë t’i kultivojmë këto marrëdhënie me mirënjohje dhe profesionalizëm. Jemi thellësisht mirënjohës për miqësinë e secilit prej jush. Faleminderit.
E dimë se mandati i kaluar nuk ka qenë ashtu siç e kanë merituar qytetarët. Ka pasur bllokada të kalkuluara politikisht, vonesa e pengesa, dhe prej tyre më së shumti kanë vuajtur qytetarët. Uroj me zemër që në këtë mandat të reflektojmë dhe të mos e detyrojmë popullin të dëgjojë diskurse përçarëse, të mos e vendosim qytetin peng të kalkulimeve politike.
Secili prej nesh jemi të votuar me i shërby qytetarëve e jo partive politike. Prandaj e kemi për borxh të bëhemi bashkë e të punojmë. Të mos projektojmë kriza artificiale, të mos krijojmë bllokada që e lodhin qytetin, por të punojmë me përgjegjësi të përbashkët për të ardhmen tonë.
Ne jemi këtu në shërbim të qytetarëve.
Le të debatojmë kur duhet, por mos të harrojmë kurrë se çka na bashkon: dashnia për Prishtinën dhe detyrimi për të ardhmen tonë dhe të fëmijëve tanë.
Drejtorët dhe ekipi i kësaj qeverisjeje duhet të kuptojë të qartë se puna dhe llogaridhënia janë themeli i kësaj detyre. Pres nga secili profesionalizëm, integritet dhe përkushtim qytetar.
Unë, si edhe katër vitet e kaluara, do të jem këtu 24 orë në 7 ditë gati për bashkëpunim dhe për zhvillim. Pa ngjyra politike, pa inate e pa barriera.
Qytetarët nuk na kanë zgjedhur për t’i ushqyer egot tona, por për të punuar për ta. Uroj që një qeverisje e tillë, e hapur, e përgjegjëse dhe vizionare, të jetë shembull edhe në nivel qendror.
Ju e dini që unë as nuk jam ndalë e as nuk do të ndalem para asgjëje kur bëhet fjalë për zhvillimin e kryeqytetit dhe për të drejtat e qytetarëve tanë. Dhe kështu do të vazhdoj edhe në këtë mandat. Për këtë betohem sot!
Prishtina përtej, nuk është vec slogan. Është drejtim. Është kapitulli i dytë i një plani 8-vjeçar për një Kryeqytet që nuk sillet si komunë e zakonshme, por si zemra e Kosovës, dinamike, digjitale e gjelbër, e hapur dhe bashkëpunuese ndaj rajonit dhe botës si qendër arti, kulture, inovacioni dhe ndërmarrësie.
Para nesh kemi projektin madhor të Lojërave Olimpike “Prishtina 2030”, një mundësi historike për qytetin dhe për Kosovën. Kjo kërkon bashkim, përkushtim dhe vizion të përbashkët. Kërkon që brezave të ardhshëm, këta kampionë që po na sjellin çmime ndërkombëtare, t’u bëjmë e t’u lëmë infrastrukturën sportive që e meritojnë dhe që u ka munguar me dekada dhe t’i japim Prishtinës imazhin pozitiv ndërkombëtar që e ka fituar me punë dhe dinjitet.
Të nderuar asambleistë,
Ky është momenti ynë. Të ecim përpara me vendosmëri, me energji dhe me dashni për Prishtinën.
Bashkë mund ta ndërtojmë Prishtinën e së nesërmes, për të cilën edhe ju si asambleistë të jeni krenarë me kontributin që keni dhënë. Bashkë të vazhdojmë ta bëjmë Prishtinën një qytet modern, inovativ, smart dhe me plot mundësi për të gjithë.
Ju faleminderit nga zemra për besimin. Tani është koha për punë të madhe. Dhe unë jam i gatshëm si gjithmonë, t’i shërbej kryeqytetit tonë me respekt, përgjegjësi dhe dashni të pakushtëzuar.
Na priftë e mbara!💙./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz