Përparim Rama: Intervenuam në Veternik përkundër se trotuaret s’janë në kompetencën tonë
dp

Lexo edhe“Ndaloni luftën menjëherë”/ Trump ndërhyn në konfliktin Kamboxhia-Tajlandë

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se Komuna ka ndërhyrë për pastrimin dhe sanimin e trotuareve në rrugën e Veternikut, ndonëse ato janë nën menaxhimin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Ambientit.
Sipas Ramës, trotuaret ishin bërë të pakalueshme për qytetarët për shkak të mungesës së mirëmbajtjes nga ana e institucioneve kompetente.
“Pavarësisht kësaj ndarjeje formale të përgjegjësive, sot vendosëm të intervenojmë: t’i pastrojmë dhe të bëjmë sanimet e duhura, në mënyrë që të jenë të qasshme, të sigurta dhe funksionale për këmbësorët,” tha ai.
Rama theksoi se për të, kujdesi për hapësirën publike nuk ndalet te kufijtë administrativë, por fillon aty ku fillon nevoja e qytetarëve.

Lexo edhe“Ndaloni luftën menjëherë”/ Trump ndërhyn në konfliktin Kamboxhia-Tajlandë
“Kryeqyteti është i të gjithëve dhe secila ndërhyrje që e lehtëson jetën e qytetarit, është hap drejt një Kryeqyteti më funksional, më të drejtë dhe më të jetueshëm,” përfundoi ai.