back to top
Wednesday, September 10, 2025
BallinaLajmePërparim Rama humb betejën edhe në Kushtetuese: Rregullorja e mbeturinave mbetet në...

Përparim Rama humb betejën edhe në Kushtetuese: Rregullorja e mbeturinave mbetet në fuqi, përforcohet pozita e “Pastrimit”

Të ngjajshme

Polonia: Shtatë dronë dhe pjesë të një rakete janë gjetur deri tani

Shtatë dronë dhe “mbetje të një rakete” janë gjetur...

Shqipëria do të luajë ndeshje miqësore ndaj Jordanisë më 14 tetor në “Air Albania”

Kombëtarja shqiptare do ta zhvillojë një ndeshje miqësore në...

Shqipëria aranzhon një miqësore para ndeshjes me Serbinë!

Kombëtarja shqiptare do të rikthehet sërish në fushë në...

ZKA-ja: Sistemi aktual për mbrojtjen e konsumatorëve nuk është efektiv

Zyra Kombëtare e Auditimit ( ZKA) ka realizuar auditimin...

Gjykata Kushtetuese ka shpallur të papranueshme ankesën e kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, kundër rregullores së mbeturinave të miratuar më 5 dhjetor 2024 nga Kuvendi Komunal.

Sipas Kushtetueses, rregullorja nuk është as ligj i Kuvendit të Kosovës e as akt i Qeverisë, por një akt nënligjor komunal, dhe për këtë arsye nuk hyn në kompetencën e saj.

Megjithatë, Zyra Ligjore e Komunës së Prishtinës, me autorizim të kryetarit Rama, ka vendosur që nga shkurti i vitit 2025 të mos e zbatojë rregulloren e 5 dhjetorit. Si pasojë, të hyrat nga faturat e mbeturinave i ka inkasuar vetë Komuna e Prishtinës, ndërsa grumbullimin e mbeturinave ia ka besuar gjashtë kompanive private.

MAPL e ka vlerësuar të ligjshme rregulloren, ndërsa Gjykata Supreme ka urdhëruar Komunën që t’i kthejë kompanisë “Pastrimi” të hyrat nga faturimi gjashtëmujor i mbeturinave.

Ky vendim i Kushtetueses e përforcon më tej pozitën e kompanisë publike “Pastrimi” në menaxhimin e mbeturinave, por lë të hapur debatin politik e ligjor për mënyrën se si Komuna e Prishtinës ka zgjedhur të organizojë këtë shërbim jetik për qytetarët, transmeton demokracia.

Çka gjet kushtuesja

Pra, Gjykata Kushtetuese i ka dhënë fund përpjekjes së Kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, për ta rrëzuar rregulloren e mbeturinave të miratuar nga Kuvendi i Komunës më 5 dhjetor 2024. Në aktvendimin KO28/25, Kushtetuesja shpalli të papranueshme kërkesën e Ramës, duke theksuar se ai nuk ka legjitimitet për ta kontestuar një akt të Kuvendit Komunal në këtë gjykatë. (VENDIMI)

Në aktvendimin KO28/25, Gjykata ka theksuar se kërkesa e Ramës nuk i ka përmbushur kriteret e pranueshmërisë, duke e konsideruar se ai nuk ka legjitimitet për ta kontestuar aktin në fjalë.

Sipas dokumentit, “Kryetari i Komunës nuk është palë e autorizuar për të paraqitur kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së akteve të Kuvendit të Komunës pranë Gjykatës Kushtetuese, në kuptim të nenit 113 të Kushtetutës”.

Pretendimet e Përparim Ramës

Në kërkesën e tij, Përparim Rama kishte pretenduar se rregullorja e miratuar nga Kuvendi i Komunës është në kundërshtim me nenet 10, 119, 123 dhe 124 të Kushtetutës, si dhe me nenet 81 dhe 82 të Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale.

Rama, përmes përfaqësuesit të tij ligjor, kishte argumentuar se rregullorja ishte miratuar pa shqyrtim të detyrueshëm të ligjshmërisë nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), por ishte dërguar për shqyrtim vetëm te Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI).

Po ashtu, Rama kishte theksuar se me ndryshimet e bëra ishte krijuar një monopol për kompaninë publike “Pastrimi”, pasi ishte hequr mundësia që Komuna e Prishtinës të angazhonte kompani të tjera për menaxhimin e mbeturinave në raste emergjente.

Në parashtresën e tij të 18 marsit 2025, Rama kishte deklaruar “Me miratimin e Rregullores e cila është objekt i vlerësimit të kushtetutshmërisë sipas kërkesës KO28/25, është krijuar monopol ashtu që për ofrimin e shërbimit për menaxhimin e mbeturinave, i është lënë e drejta vetëm KRM ‘Pastrimi’ Sh.a, veprim i cili është i ndaluar, respektivisht nuk është i lejuar në mënyrë eksplicite me ligj”.

Komentet e institucioneve tjera

MAPL dhe Kryesuesi i Kuvendit të Komunës kishin dorëzuar komente në Gjykatën Kushtetuese, duke argumentuar se kërkesa e Kryetarit të Komunës nuk ishte e pranueshme. Kryesuesi i Kuvendit kishte theksuar se “akti i kontestuar nuk është akt i Qeverisë, por akt i Komunës së Prishtinës, përkatësisht i Kuvendit të Komunës, andaj Kryetari nuk ka të drejtë ta kontestojë atë në Kushtetuese”.

Edhe Ministria e Mjedisit kishte theksuar se kishte shqyrtuar ligjshmërinë e rregullores vetëm në aspektin profesional dhe jo në atë procedural, pasi kjo nuk hyn në kompetencat e saj.

Vendimi i Kushtetueses

Pas shqyrtimit të pretendimeve, më 15 korrik 2025 Kolegji shqyrtues i Gjykatës Kushtetuese njëzëri rekomandoi papranueshmërinë e kërkesës së Ramës, vendim që më pas u miratua nga Gjykata.

Me këtë aktvendim, Gjykata mbylli rastin KO28/25, duke konfirmuar se Rregullorja për menaxhimin e mbeturinave e miratuar nga Kuvendi i Prishtinës mbetet në fuqi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz