back to top
Friday, August 15, 2025
BallinaLajmePërmes fotografive: Kur presidentët amerikanë u takuan me udhëheqësit rusë

Përmes fotografive: Kur presidentët amerikanë u takuan me udhëheqësit rusë

Të ngjajshme

Udhëheqësit amerikanë dhe rusë janë takuar shumë herë gjatë shekullit të kaluar — ndonjëherë si aleatë, ndonjëherë si kundërshtarë — dhe këto takime janë pritur gjithmonë me shumë interes, shkruan CNN, transmeton Gazeta Express.

Ja një vështrim prapa në takimet midis udhëheqësve amerikanë dhe rusë:

Udhëheqësi sovjetik Joseph Stalin shtrëngon duart me Sarah Churchill, vajzën e kryeministrit britanik Winston Churchill, pranë Presidentit amerikan Franklin D. Roosevelt në vitin 1943. Stalini, Roosevelt dhe Churchill, nga e majta në të djathtë, po takoheshin në ambasadën sovjetike në Teheran, Iran, për të diskutuar strategjinë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ata ishin aleatë kundër Fuqive të Boshtit (Gjermania, Italia, Japonia).

Udhëheqësi sovjetik Nikita Hrushov shtrëngon duart me Presidentin amerikan John F. Kennedy derisa po takoheshin për një samit dyditor në Vjenë të Austrisë, në vitin 1961. Historianët bien dakord se Kennedy nuk pati sukses në negociatat e tij, të cilat ndodhën dy muaj pas pushtimit të dështuar të Gjirit të Derrave në Kubë. Një vit më vonë, u zbulua se sovjetikët kishin vendosur raketa bërthamore në Kubë – vetëm 90 milje (fërsisht 144.84 kilometra) larg Shteteve të Bashkuara.

Presidenti i SHBA-së Richard Nixon dhe Leonid Brezhnev mbajnë një tjetër samit në Moskë në vitin 1974.

Zëvendëspresidenti i SHBA-së, George H.W. Bush, Presidenti i SHBA-së, Ronald Reagan dhe udhëheqësi sovjetik, Mikhail Gorbachev, pozojnë për një foto në Ishullin e Guvernatorëve në Nju Jork në vitin 1988.

Presidenti rus Vladimir Putin dhe Presidenti amerikan George W. Bush shtrëngojnë duart në Zyrën Ovale më 13 nëntor 2001.

Presidenti i SHBA-së, Barack Obama dhe Presidenti rus Dmitry Medvedev nënshkruajnë New START, një traktat për reduktimin e armëve bërthamore, në Pragë, Republika Çeke, në vitin 2010.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz