back to top
Tuesday, October 21, 2025
BallinaLajmePërmbytjet në Maqedoni: Sot shifrat zyrtare

Përmbytjet në Maqedoni: Sot shifrat zyrtare

Të ngjajshme

Numërohen votat me kusht në Prishtinë, ky është rezultati

Ka përfunduar numërimi i votave me kusht në Prishtinë. Kandidati...

Rexhepi: Kurti nuk ishte kundër krijimit të një komune me shumicë boshnjake

Deputetja nga komuniteti boshnjak, Emilija Rexhepi, ka zbuluar detaje...

Luftanija më e madhe në botë arrin në detin kroat

Aeroplanmbajtësja amerikane USS Gerald R. Ford, e njohur si...

Lambrinidis: BE pret që Serbia të ndjekë autorët e sulmit në Banjskë

Stavros Lambrinidis, ambasador i Bashkimit Evropian në Kombet e...

Institucionet shëndetësore iu bëjnë thirrje banorëve nga zonat e përmbytura që të mos konsumojnë ujë nga çezmat dhe të njëjtin të mos e përdorin as gatim. Përmes këtij apeli, mjekët tentojnë të parandalojnë infeksionet eventuale apo paraqitjen e ndonjë epidemie si pasojë e vërshimeve.

Instituti i Shëndetit Publik ka bërë analizat dhe është në pritje të rezultateve për cilësinë e ujit të pijshëm.

Përfaqësuesit e këtij Instituti thonë se deri më tani nuk ka prova për paraqitjen e epidemive. Dezinfektimi I rrugëve dhe zonave më të goditura pritet të bëhet gjatë ditëve të ardhshme, pas pastrimit të tërësishëm të zonave të përmbytura. Qytetarët këshillohen që të bëjnë kujdes dhe gjatë pastrimit të shtëpive të tyre, të përdorin doreza , çizme gome , syzë mbrojtëse dhe maska në fytyrë. Përfaqësuesit e institucioneve shëndetësore thonë se kafshët e ngordhura mund të bartin sëmundje të rënda infektive, prandaj i bëjnë thirrje banorëve që të njëjtat të mos i largojnë vetë, por të ftojnë veterinerët për të bërë një gjë të tillë./alsat-m/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz