back to top
Tuesday, August 5, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditPërmbytje në Gjilan, stuhi shiu e breshëri përfshijnë edhe Ferizajn e zona...

Përmbytje në Gjilan, stuhi shiu e breshëri përfshijnë edhe Ferizajn e zona tjera të vendit

Të ngjajshme

Trump kërcënon Indinë me tarifa shtesë për shkak të blerjes së naftës ruse

Donald Trump ka kërcënuar të rrisë “ndjeshëm” tarifat kundër...

Shala: Shqiptarët e Maqedonisë më shumë reagojnë kur u preket feja, sesa ndjesia kombëtare (

Opinionisti Azdren Shala, është shprehur se shqiptarët e Maqedonisë...

Përditësohen të dhënat, pritjet mbi një orë në pikat kufitare të Kosovës

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat. Pikët...

Detaje nga vrasja në Vaun e Dejës, kush është viktima

Personi i vrarë me armë zjarri mbrëmjen e së...

Reshjet e fuqishme të shiut dhe breshërit kanë përfshirë disa rajone të vendit, duke përfshirë Brezovicën, Gjilanin, Ferizajn dhe disa fshatra të Gjakovës.

Stuhi të pasdites së sotme kanë përmbytur rrugë, e oborre, ndërsa pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë nivel të lartë të ujit dhe breshër të dendur në shumë zona.

Në Brezovicë, një nga destinacionet më të njohura turistike në Kosovë, rruga kryesore që çon në qendrën turistike është bërë e pakalueshme për shkak të vërshimeve.

Ndërkohë, përmbytje janë raportuar edhe në Gjilan dhe Ferizaj. Në Gjilan, disa rrugë urbane janë mbuluar nga uji, duke vështirësuar qarkullimin dhe duke rrezikuar bizneset dhe banesat në nivelet e ulëta.

Në komunën e Gjakovës, disa fshatra janë përballur me reshje të dendura të shoqëruara me breshër. Pamje të publikuara tregojnë oborre të mbuluara nga uji dhe breshëri i madh.

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë njoftoi se një numri “të konsiderueshëm” të konsumatorëve u është ndalur rryma në pjesë të vendit, veçanërish në rajonin e Anamoravës, për shkak të reshjeve të shiut e breshërit. KEDS tha se ekipet e tyre janë në terren dhe po punojnë “pa ndërprerje” për ta rikthyer energjinë elektrike” sa më shpejt që të jetë e mundur”.

- Advertisement -

Të Fundit