back to top
Thursday, August 14, 2025
BallinaLajmePërmbyllet Konferenca e 8-të e Ambasadorëve, Kurti merr pjesë në pritjen përmbyllëse

Përmbyllet Konferenca e 8-të e Ambasadorëve, Kurti merr pjesë në pritjen përmbyllëse

Të ngjajshme

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë mbrëmë në pritjen e organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, me rastin e përfundimit të edicionit të 8-të të Konferencës së Ambasadorëve.

Në këtë konferenca janë mbledhur në Prishtinë përfaqësuesit diplomatikë të Kosovës nga e gjithë bota, e cila  është zhvilluar gjatë tri ditëve me sesione të dedikuara planifikimit strategjik të politikës së jashtme dhe forcimit të rolit të Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Sipas Qeverisë, gjatë konferencës janë organizuar panele me drejtues të institucioneve dhe diskutime mbi tema si: siguria dhe mbrojtja si prioritet gjeostrategjik, kërcënimet dhe rreziqet jokonvencionale të sigurisë, roli i organizatave ndërkombëtare dhe politikat e sigurisë, diplomacia publike, imazhi i vendit, angazhimi i diasporës, diplomacia ekonomike dhe çështja e shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz