Përleshje si nëpër filma në Prishtinë, armën ia drejtojnë edhe policisë, një person mbetet i plagosur
03

Lexo edheKëta janë kandidatët më të votuar të PDK-së në zgjedhjet e 14 shkurtit

Një plagosje me armë ka ndodhur para pak minutave në Prishtinë. Në lokacionin e njohur si ‘Rruga B’ të kryeqytetit dy persona kanë filluar përleshjen me njëri-tjetrin, raporton Indeksonline.
Indeksonline mëson se në vendin e ngjarjes menjëherë ka arritur policia. Edhe pse pas disa thirrjeve të zyrtarëve policor drejtuar të dyshuarve që të ndaleshin, ata nuk janë bindur. Madje njëri nga ta, armën ia ka drejtuar edhe policisë.
Kjo e fundit e plagos në këmbë njërin nga personat që po përleshej.

Lexo edheKëta janë kandidatët më të votuar të PDK-së në zgjedhjet e 14 shkurtit
Në vendin e ngjarjes për momentin ndodhen edhe zyrtarë të tjerë të policisë si dhe ekipet e autoambulancës.