HomeLajmePërleshje në qendër të Lipjanit, dy të lënduar – u përdor edhe...

Përleshje në qendër të Lipjanit, dy të lënduar – u përdor edhe thika

Të ngjajshme

​74 aksidente në vetëm 24 orë, Policia apelon për kujdes në trafik

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve...

Hykmete Bajrami dorëzon kallëzim penal për gjendjen në deponinë e Sferkës në Pejë

Deputetja e zgjedhur e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka bërë...

“Kemi mbetur pa ujë e ushqim”, mërgimtarët bllokohen në kufirin Kroaci–Serbi

Shumë mërgimtarë janë bllokuar në pikën kufitare Kroaci–Serbi, pasi...

Një përleshje fizike ka ndodhur sot rreth orës 17:40 në sheshin “Adem Jashari” në Lipjan, ku janë përfshirë disa persona.

Sipas të dhënave fillestare, dy persona kanë mbetur të lënduar, ku njëri dyshohet se është lënduar me mjet të fortë, ndërsa tjetri me mjet të mprehtë, raporton lajmi.net

Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.

Rastin për Lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, duke bërë të ditur se hetuesit policorë, në koordinim me prokurorinë, janë duke punuar për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

“Sot rreth orës 17 :40, kemi marrë informatën për një përleshje fizike në sheshin Adem Jashari në Lipjan. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast kanë qenë të përfshirë disa persona, dy prej të cilëve janë lënduar (njëri nga ta dyshohet se është lënduar me mjet të fortë tjetri me mjet të mprehtë). Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka shoqëruar në stacion gjashtë persona prej tyre tre të dyshuar lidhur me këtë rast. Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë janë duke punuar për sqarimin e rrethanave të këtij rasti”, tha Ahmeti./Lajmi.net/

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz