BallinaLajmePërleshje fizike, arrestohen dy persona

Përleshje fizike, arrestohen dy persona

Të ngjajshme

Nga 1 prilli bizneset që kanë plotësuar kriteret kalojnë në treg të hapur

KESCO, në cilësinë e Furnizuesit të Shërbimit Universal, njofton...

Ky është numri i zyrtarëve që e kanë deklaruar pasurinë deri tani

Qe prej kur ka filluar procesi i deklarimit të...

Gjoshi: PDK-së i takon anëtari i dytë në KQZ, Osmani shkeli Kushtetutën me mosemërimin e tij

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Betim...

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Istog, pasi të njëjtit janë përfshirë në një përleshje fizike.

Rasti ka ndodhur të martën në fshatin Llukavc i Thatë në Istog, ku si pasojë e përleshjes katër persona kanë pësuar lëndime trupore.

“Si pasojë e këtij rasti lëndime të lehta trupore kanë pësuar 4 (katër) persona, 3 (tre) nga këta janë të nacionalitetit serb/kosovar, ndërsa 1 (një) i nacionalitetit egjiptian/kosovar. Të lënduarit me autoambulancë janë dërguar në QMF- Istog dhe sipas mjekut kujdestar gjendja e tyre është stabile”, thuhet në një njoftim të policisë.

Të arrestuarit janë A.H. i lindur në vitin 1992 dhe M.H. i lindur në viti 1986, të dy i takojnë komunitetit egjiptian.

Të dyshuarve me vendim të prokurorit të shtetit iu është caktuar masa e ndalimit policor për 48- orë për të vazhduar me procedura të mëtutjeshme. /GazetaExpress

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz