BallinaLajmePërleshje me armë në Obiliq, lëndohet një person

Përleshje me armë në Obiliq, lëndohet një person

Të ngjajshme

Menopauza mund të shkaktojë depresion

Një grua duhet të kujdeset për shëndetin e saj...

Miftaraj për Ligjin për të Huajt: Kurti ka shkelur ligjin

Ehat Miftaraj, nga IKD në emisionin “Click” të RTV21,...

Reali “pulë” në ligë, “skifter” në Champions League

Real Madridi ka siguruar kalimin në çerekfinale të Ligës...

PSG-ja e ‘shkel’ Chelsean në Londër, kalon në çerekfinale

Paris Saint-Germain e ka kryer punën me lehtësi ndaj...

Nga raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës është bërë e ditur se të martën në rrugën “Hasan Prishtina” në Oblliq, janë përleshur mes vete katër meshkuj, gjatë përleshjes njëri nga ta ka shtënë me armë zjarri.

Njëri prej tyre ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku është konfiskuar një pistoletë dhe tri gëzhoja, transmeton Express.

Pas intervistimit dy persona janë dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerë janë liruar me procedurë të rregullt.

Njoftimi i plotë i policisë:

Rr. “Hasan Prishtina”, Obiliq 19.06.2017-22:30. Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, pasi që të njëjtit janë rrahur mes veti dhe gjatë rrahjes njëri nga ta ka shtënë me armë zjarri. Në vendngjarje është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë dhe tri gëzhoja. Njëri nga të dyshuarit ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit dy nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz