back to top
Wednesday, December 3, 2025
BallinaLajmePërkujtohet 23-vjetori i rënies së dëshmorit Fehmi Rama

Përkujtohet 23-vjetori i rënies së dëshmorit Fehmi Rama

Të ngjajshme

Pse duhet t’i konsumoni vezët?

Vezë janë padyshim të shëndetshme dhe të shijshme. Studimet kanë...

Alarm te Barcelona, brenda pesë minutash lëndohen dy yjet e skuadrës

Në “Spotify Camp Nou” po zhvillohet një prej ndeshjeve...

Hoxhaj i reagon Kurtit: PDK udhëhiqet nga Hamza, eja të ballafaqohemi me ide, jo me rrena

Enver Hoxhaj nga PDK-ja ka reaguar ashpër ndaj deklaratave...

Është përkujtuar sot rënia e dëshmorit Fehmi Rama nga Likoci i Skenderaj, në 23 vjetorin e vrasjës heroike të tij, në mbrojtje të Kosovës.

Me këtë rast, kryetari i Komunës, Fadil Nura, së bashku me familjarët, bashkëluftëtarë nga Brigada 111 Adem Jashari e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ushtarakë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, drejtorët komunalë, kolektivin e shkollës në Likoc dhe qytetarë të shumtë, kanë bërë homazhe te varri i dëshmorit në Kompleksin e Dëshmorëve në Marinë.

Po sot, kryetari Nura ka marrë pjesë edhe në shënim të ditës së shkollës në Likoc, e cila mban me krenari emrin e dëshmorit Fehmi Rama.

Në fjalimin e tij, duke i uruar të gjithë mësimdhënësit, nxënësit dhe prindërit, ka thënë se është privilegj për këtë pjesë të komunës që shkolla e Likocit mban emrin e dëshmorit Fehmi Rama.

Mund të jetë një imazh i 7 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz