back to top
Monday, October 20, 2025
BallinaLajmePërjashtohen nga Kombëtarja në futsall futbollistët që tymosën duhan para ndeshjeve kualifikuese

Përjashtohen nga Kombëtarja në futsall futbollistët që tymosën duhan para ndeshjeve kualifikuese

Të ngjajshme

Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes fenomen shqetësues

Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes nga shoferët është kthyer...

Haziri për koalicionin në Vushtrri: Kurti po “targeton” dhe po i maksimalizon situatat e tilla

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka...

Bie çmimi global i naftës

Çmimet e naftës ranë nën 61 dollarë në tregjet...

Janë përjashtuar nga Kombëtarja e futsallit tre futbollistët, të cilët ishin parë duke pirë duhan në prag të ndeshjeve të rëndësishme kualifikuese të Kosovës për Kampionatin Evropian të Futsallit 2022.

Përkundër shkeljeve, Oso Gjinovci, Bajram Ramadani dhe Dardan Topilla udhëtuan dhe luajtën për Kombëtaren verdhekaltër në tri ndeshjet kualifikuese nga të cilat Kosova dështoi të kualifikohej, raporton Gazeta Express.

Megjithatë, tani pas përmbylljes së fushatës kualifikuese, Federata e Futbollit e Kosovës njofton se futbollistët në fjalë janë përjashtuar nga ekipi kombëtar.

Vendimi për përjashtimin e tyre është marrë në një takim të Këshillit për Çështje Emergjente të FFK-së, ku është biseduar edhe për paraqitjen e Kombëtares në kualifikueset e futsallit.

“Futbollistët, Oso Gjinovci, Bajram Ramdani dhe Dardan Topilla, gjatë udhëtimit për Gjeorgji kanë pasur sjellje që nuk përkojnë me Rregullat e etikës së një futbollisti përfaqësues, ndaj Këshilli për çështje emergjente ka marrë vendim për përjashtimin e tyre nga ekipi kombëtar”, njofton FFK-ja.

“Këshilli për çështje emergjente beson se kjo masë do të ndikojë tek këta futbollistë dhe tek të tjerët që të kenë kujdes, kur veshin fanellën e Kombëtares së Kosovës dhe mbrojnë ngjyrat e shtetit të Kosovës”, thuhet tutje në njoftim.

Me një fitore dhe dy humbje, Kosova dështoi të kualifikohej duke përfunduar në vendin e tretë në Grupin F, pas Gjeorgjisë dhe Gjermanisë. /Gazeta Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz