back to top
Monday, February 2, 2026
BallinaLajmePerimet shqiptare më të kërkuara në tregjet e BE

Perimet shqiptare më të kërkuara në tregjet e BE

Të ngjajshme

Greqia goditet nga tërmeti, nuk raportohet për dëme

Një tërmet ka goditur sot brigjet e Greqisë perëndimore,...

Londrimi rrëqethet kur dëgjon këngën e Gjestit (video)

Ditën e sotme, Londrimi e ka nisur me ritualet...

Latifi kritikon Chomskyn për lidhjet me Epstein dhe qëndrimet publike

Profesori universitar Blerim Latifi ka reaguar lidhur me figurën...

Eksportet bujqësore shqiptare janë rritur këtë vit me 30% krahasuar me të njëjtën periudhë në vitin 2016, ndërsa perimet kryesojnë trendin e kërkesës se tregjeve të huaja nga vendet e rajonit dhe po zgjerojnë hartën në vende të reja të BE-së.

Zv. ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Dhimitër Kote në një intervistë për ATSH-në, tha se, shtetet që kërkojnë prodhimet bujqësore shqiptare, janë kryesisht vendet e rajonit, Komunitetit Europian por edhe më gjerë. Kështu Kosova, Maqedonia, Serbia, Polonia Çekia, Austria, Gjermania e shumë vende të BE-së, po rrisin interesin për produktet “Made in Albania”, shkruan Infokusi.

Ndërsa produktet më të kërkuara, vuri në dukje zv. ministri Kote, janë perimet e freskëta, kryesisht domatja, speci, lakra, kastraveci, lulelakra por edhe prodhime të tjera si bostani, shalqiri etj, të cilat përbëjnë pjesën më të madhe të eksporteve në Evropë dhe rajon.

Eksporti i prodhimeve bujqësore, deri tani është rritur me rreth 30% krahasuar me të njëjtën periudhë në vitin 2016. Kurse në total eksporti i tyre në vitin 2017 kundrejt vitit 2016 u rrit me 20%.

“Kjo do të thotë që pikat e grumbullimit dhe eksportuesit janë njohur me kërkesat e tregjeve dhe i përgjigjen nevojë dhe kërkesën së tyre me prodhimit shqiptare, duke konkurruar denjësisht me cilësi dhe standarde”, tha Kote. /INFOKUSI.COM/

Të Fundit

Sport

ShowBiz