back to top
Monday, August 18, 2025
BallinaLajmePërfundon takimi, nuk arrihet marrëveshja për telekomin

Përfundon takimi, nuk arrihet marrëveshja për telekomin

Të ngjajshme

Sot, pas pesë ditësh të takimeve intensive për çështjet e kodit telefonik në Bruksel, nuk është arritur ende marrëveshja për implementim, me gjithë përparimet e vogla në disa aspekte.

Ministrja Tahiri deklaron se gjatë gjithë kësaj kohe delegacioni i Kosovës ka mbrojtur interesat e shtetit, ka mbrojtur marrëveshjen për telekom dhe planin aksional dhe kategorikisht ka qenë i vendosur të mos pranoj kërkesat e palës serbe që dalin jashtë marrëveshjes për telekomin. Siç është thënë edhe më përpara pala serbe duke e shkelur marrëveshjen ka kërkuar shtrirje të antenave të telekomit në të gjithë Kosovën dhe ka pasur tendenca për t’i uzurpuar asetet e telekomit të Kosovës.
Delegacioni i Kosovës i është përgjigjur palës serbe, se këto janë vija të kuqe të përcaktuara me marrëveshjen e telekomit, prandaj edhe nuk ka lejuar devijimin nga marrëveshja.
Delegacioni i Kosovës i kryesuar nga ministrja Tahiri kishte në përbërje edhe Dren Zeka, këshilltar kryesor politik i znj. Tahiri, Gazmir Raci, këshilltar politik dhe koordinator politik i çështjes së telekomit, Kreshnik Gashi, koordinator teknik dhe kryetar i bordit të ARKEP, Ilir Imeri, shef i departamentit për komunikime elektronike në ARKEP, Rexhë Gjonbalaj, kryetar i bordit të Telekomit të Kosovës, Mehdi Latifaj, drejtor teknik i Telekomit të Kosovës, Gazmend Mejzini, kryeshef i Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, Zana Bejta, udhëheqëse e departamentit ligjor në IPKO dhe Haxhi Bajraktari nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Bruksel.

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz