BallinaLajmePërfundon takimi në LDK: Kjo është deklarata e Lutfi Hazirit për taksën...

Përfundon takimi në LDK: Kjo është deklarata e Lutfi Hazirit për taksën 100%

Të ngjajshme

KFOR kryen inspektim në minierën e Trepçës

Specialistët e Sigurisë së Eksplozivëve të Forcës së Kosovës...

PSG-ja i beson plotësisht Luis Enriques: gati kontrata e re deri në vitin 2030

Paris Saint-Germain duket se ka vendosur ta ndërtojë të...

Osmani: Krimet që harrohen, rrezikojnë të përsëriten

Presidentja, Vjosa Osmani ka përkujtuar masakrën që forcat serbe...

Çfarë përmbajnë planet për paqe me Iranin?

Plani i Uashingtonit për t’i dhënë fund luftës me...

Nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri është deklaruar pas takimit që kanë zhvilluar nënkryetarët e kësaj partie me kryetarin Isa Mustafa.Ai tha se në takim është diskutuar për proceset politike nëpër të cilat po kalon Kosova dhe rolin e LDK-së në kuvend, qeveri si dhe në pushtet lokal.

Sa i përket taksës, konkretisht largimit të saj dhe vendosjes së reciprocitetit siç ka paralajmëruar kryeministri Albin Kurti, Haziri pohoi se janë duke u koordinuar përfaqësuesit më të lartë politikë.

“Përfaqësuesit tonë më të lartë do të koordinohet mes vete, do të konsultohen dhe natyrisht do të dalin me qëndrim të përbashkët për t’i dhënë mundësi tjera këtij vendi”.

“Dallimet e vogla do të shkrihen me kohë. Natyrisht që ne lojalitetin tonë politik si republikë duhet ta ruajmë me partnerët strategjik në krye me SHBA-të dhe BE-në. Krejt ky konsultim e kalon domenin e partive politike të Kosovës. Është përtej neve, përtej Atlantikut të them të drejtën”.

“Po punojmë që qëndrimet sikur për çdo vendim tjetër në qeveri të jenë unike” tha Haziri.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz