Përfundon takimi Feronikeli-Ballkani, ja cili ekip shkon në finale
BILLI

Lexo edheKone sqarohet për përplasjen me Ramadanin, pagën te Feronikeli dhe të ardhmen e tij!

Nga një gol për secilën ndeshje, mjaftoi që të fitohet edhe takimi i dytë gjysmëfinal.
Lapidar Lladrovci shfrytëzoi një tollovi në zonën kundërshtare për të shënuar për 1-0, në minutën e 19-të.
Në pjesën e dytë, Mendurim Hoti, ka mundur të dyfishojë epërsinë, por goditja e tij shkoi shumë afër këndit të majtë të sipërm të portierit të Ballkanit.

Lexo edheKone sqarohet për përplasjen me Ramadanin, pagën te Feronikeli dhe të ardhmen e tij!
Megjithatë, goli i dytë erdhi në minutën e 82-të, kur i inkuadruari në pjesë të dytë, Artur Magani, shënoi pas një depërtimi të bukur të Dabiqajt.
Feronikeli pas rezultatit të përgjithshëm 4-1, pas dy ndeshjeve, siguron finalen e Kupës së Kosovës.