BallinaLajmePërfundon seanca ndaj të dyshuarve për spiunazh, mbetet mister shëndeti i Bedri...

Përfundon seanca ndaj të dyshuarve për spiunazh, mbetet mister shëndeti i Bedri Shabanit

Të ngjajshme

Osmani: Historike! Dardanë, faleminderit!

Kosova ka vazhduar ëndrrën për Kualifikim në Kupën e...

Mediat serbe hapin të pame, pasi që Kosova plandosi Sllovakinë

Kombëtarja e Kosovës po vazhdon të shkruajë historinë në...

GOOOOOOOL KOSOVA!!!! Fisnik Asllani barazon gjithçka!

Kosova ka arritur të barazoj rezultatin në minutën e...

Sa e pafat Shqipëria, eliminohet në Varshavë

Suksesit të Kosovës nuk arriti t’ju gëzohej edhe Shqipëria. “Kuqezinjtë”,...

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë u mbajt sot seanca gjyqësore ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit, të dyshuar për spiunazh.

Seanca u ndërpre një herë, me kërkesë të trupit gjykues, që priti raportin mjekësor nga Shërbimi Korrektues, rreth gjendjes shëndetësore të të akuzuarit Shabani.

Bedriu, në fillim të seancës, kërkoi që të mos deklarohet sot për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore.

Shabani kërkoi nga trupi gjykues që në aspektin human të shtyhet seanca, pasi po ndjehet i mpirë nga terapia mjekësore.

Ndërkaq, avokati i tij, Besnik Berisha, kërkoi që, për shkak të natyrës së problemit shëndetësor të Shabanit dhe konfidencialitetit, seanca të vazhdojë pa praninë e mediave.

Pas miratimit të kërkesës së Berishës, seanca vijoi pas dyerve të mbyllura, ku u deklarua mbi shëndetin e Shabanit.

Pas përfundimit të deklarimit, gjyqtari e mbylli seancën e sotme, për ta vazhduar më 20 nëntor.

Shabani dhe Qerimi dyshohet të kenë mbledhur dhe dërguar informacione në adresën e BIA-serbe, lidhur me UÇK-në, Policinë e Kosovës, AKI-në dhe IPK-në. Bazuar në faktet dhe dëshmitë e grumbulluara, Prokuroria Speciale ngriti aktakuzë ndaj tyre, në shkurt të këtij viti./IndeksOnline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz