back to top
Saturday, October 18, 2025
BallinaLajmePërfundon protesta në Tiranë në mbështetje ndaj ish-krerëve të UÇK-së: “Nuk kërkojmë...

Përfundon protesta në Tiranë në mbështetje ndaj ish-krerëve të UÇK-së: “Nuk kërkojmë mëshirë, por drejtësi”

Të ngjajshme

Kosova integrohet në institucionin e parë të BE-së – bëhet pjesë e EESC-së

Komiteti Ekonomik dhe Social Evropian (EESC) është bërë institucioni...

Real Madridi mund ta lërë Endrick të largohet në janar

Pasiguria rreth vendit të Endrick te Real Madrid po...

Aksidentohen rëndë pesë anëtarë të KKZ-së në Ferizaj, njëri në gjendje kome

Pesë anëtarë të Komisionit Komunal Zgjedhor janë përfshirë të...

Ka përfunduar protesta e mbajtur sot në Tiranë, e cila u organizua në mbështetje të ish-krerëve dhe ish-luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë.

Në kryeqytetin shqiptar u mblodhën mijëra qytetarë nga të gjitha trevat shqiptare, si dhe figura publike e politike, për të kërkuar drejtësi dhe për të kundërshtuar, siç u tha në protestë, “padrejtësitë ndaj çlirimtarëve të Kosovës”.

Në mesin e folësve ishte edhe kryetari i Organizatës së Veteranëve të UÇK-së, Hysni Gucati, i cili theksoi se protesta kishte për qëllim mbrojtjen e luftës çlirimtare dhe të vlerave kombëtare.

“Ne sot po protestojmë për të ngritur zërin për drejtësi. Jemi këtu për të mbrojtur luftën e shenjtë të UÇK-së, për të mbrojtur gjakun e derdhur për liri. UÇK nuk ka nevojë të dëshmojë se ka qenë ushtri çlirimtare – këtë e ka dëshmuar historia dhe populli,” deklaroi Gucati, duke shtuar se protesta “nuk ka lidhje me politikën, por është protestë e popullit shqiptar”.

Në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së foli edhe ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, i cili e quajti të padrejtë procesin gjyqësor që po zhvillohet në Hagë.

“Jemi mbledhur për të mbrojtur dinjitetin tonë kombëtar. Ish-krerët e UÇK-së nuk janë kriminelë, por mbrojtës të popullit të vet. Ata janë burgosur me akuza të qarqeve të errëta serbo-ruse. Lufta e UÇK-së u mbështet fuqishëm nga NATO, SHBA-të dhe Perëndimi,” tha Moisiu.

Ndërsa Ali Ahmeti, kryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim, kujtoi se aktakuza ndaj Hashim Thaçit ishte ngritur në një moment kyç të dialogut Kosovë–Serbi.

“Prokuroria Speciale e Hagës ngriti aktakuzën ndaj Thaçit pikërisht kur ai po shkonte në Washington për të nënshkruar marrëveshjen për njohje reciproke me Serbinë – marrëveshje që do të bëhej pa ndarje të Kosovës e pa shkëmbim territoresh,” deklaroi Ahmeti, duke shtuar se një marrëveshje e tillë “do t’i jepte fund hasmërisë shekullore me Serbinë”.

Protesta përfundoi e qetë, me thirrje për unitet kombëtar dhe me apel që gjykimi në Hagë të zhvillohet mbi bazën e drejtësisë e jo të paragjykimeve politike./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz