BallinaLajmePërfundon paraqitja e parë e Salih Mustafës në Gjykatën Speciale – nuk...

Përfundon paraqitja e parë e Salih Mustafës në Gjykatën Speciale – nuk deklarohet për fajësinë

Të ngjajshme

24 marsi 1999, Endrit Thaçi: NATO, UÇK-ja dhe populli ynë janë histori lirie që s’ndryshohet

Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi,...

1 muaj paraburgim për Liridon Fetahun, i kërkuar për vrasje me pagesë në Danimarkë

Gjykata Themelore e Prishtinës e ka aprovuar kërkesën e...

Napoli nën hijen e Vezuvit: Filmi i ri i Gianfranco Rosi

Gianfranco Rosi, 62 vjeç, i njohur për portretet poetike...

Në paraqitjen e parë të sotme të Salih Mustafës në Gjykatën Speciale, ai nuk është deklaruar rreth fajësisë së tij, në aktakuzat e ngritura.

”Nuk do të deklarohem sot – do të konsultohem me avokatin”, është shprehur Mustafa, para të pranishmëve në ambientet e gjyqit të Dhomave të Specializuara.

Pas këtij zhvillimi, trupa mbrojtëse e Salih Mustafës, ka kërkuar që deri në seancën e radhës, t’i jepen klientit të tij, dokumentet ligjore në gjuhën shqipe që kanë të bëjnë me aktakuzat dhe gjithë procesin.

”Mbrojtja në këtë moment nuk përjashton mundësinë e dorëzimit të mocioneve që kundërshton ligjshmërinë e Gjykatës. Fakti që jemi sot këtu, nuk do të thotë se mbrojtja e pranon Gjykatën si të tillë, por do ta bëjmë me kalimin e kohës përmes mocioneve tona”.

Prokurori i rastit gjithashtu ka deklaruar se brenda 30 ditëve, i akuzuari Salih Mustafa, do të thirret për të pranuar fajësinë apo të deklarohet jofajtor, njofton Klan Kosova.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz