back to top
Tuesday, September 16, 2025
BallinaLajmePërfundon numërimi i 22 kutive me votat për deputetë nga 258 në...

Përfundon numërimi i 22 kutive me votat për deputetë nga 258 në Prishtinë

Të ngjajshme

Kapet sasi e madhe e mbathjeve false, Dogana jep detaje

Njësitet Antikontrabandë të Doganës së Kosovës gjatë një kontrolli...

Vdes në Spitalin e Pejës i burgosuri T.Zh

Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve...

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

Nesër në Kosovë pritet të kemi mot stabil, me...

Ka përfunduar numërimi i 22 kutive në të cilat janë të vendosura votat për kandidatët për deputetë. Në përgjithësi janë 258 kuti të cilat do të vendosin se kush nga këta kandidatë do të kenë vendin e tyre në Kuvendin e Kosovës.

KQZ po përgatit një plan B për procesin e numërimit të votave, e cila parasheh rregullimin e serverit për të gjitha komunat. Ende nuk dihet se kur do të nisë numërimi i votave për kandidatë për deputetë për 12 komuna, sepse sipas KQZ-së, po bëhen gati ende për përgatitjet teknike e administrative.

“Plani B”, sipas KQZ-së do të nënkuptonte që evidentimi i rezultateve të bëhet sikur në të kaluarën në formularë të rezultateve për subjekte politike dhe formularë të rezultateve të kandidatëve, dhe jo siç ka filluar tani të bëhet duke u krijuar formularët digjital.

E më herët kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi ka deklaruar se procesi i numërimit të votave mund të zgjasë deri në dy javë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz