BallinaSportPërfundon me sukses aperacioni i Neymar, asistojnë mjeku i PSG dhe “selecaos”

Përfundon me sukses aperacioni i Neymar, asistojnë mjeku i PSG dhe “selecaos”

Të ngjajshme

Kompletohen çiftet çerekfinaliste në Ligën e Kampionëve

Tashmë dihen tetë ekipet e kualifikuara në çerekfinale të...

Robot shkakton kaos në një restorant në Kaliforni

Një robot humanoid ka humbur kontrollin në restorantin Haidilao...

Dëmtohet një gyp, në këtë lagje të Prishtinës ndalet uji

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se për...

Artefakti romak në Amerikë sfidon historinë e “Botës së Re”

Zbulimi i një artefakti romak në Amerikë ka ndezur...

Operacioni ka zgjatur më shumë nga sa ishte parashikuar, por në fund gjithçka ka shkuar mirë. Sipas shtypit brazilian, sulmuesi i Paris Saint Germain, Neymar, është operuar sot në spitalin e Belo Horizonte dhe gjithçka ka shkuar mirë. Operacioni erdhi pas një dëmtimi të pësuar në këmbën e majtë të dielën e kaluar në kampionin e La Liga, në ndeshjen ndaj Marsejës.

Në këtë ndërhyrje kirurgjikale ka asistuar edhe mjeku i skuadrës së PSG-së, Gerard Salliant, për të ndjekur nga afër gjithçka dhe informuar klubin, por edhe mjeku i kombëtares braziliane, Rodrigo Lesmar, që do të informojë Federatën në lidhje me rikuperimin e Neymar në prag të Botërorit.

Por duket se në fund të gjithë kanë qenë të lumtur dhe presin që së shpejti lojtari të dalë nga spitali dhe të nisë periudhën e rehabilitimit. Ky sezon mund të konsiderohet i mbyllur për sulmuesin, por ai mund të jetë gati për të luajtur me kombëtaren braziliane në Botërorin e Rusisë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz