BallinaLajmePërfundon marshi i madh mbështetës për drejtuesit e UÇK-së

Përfundon marshi i madh mbështetës për drejtuesit e UÇK-së

Të ngjajshme

UEFA zgjedh lojtarët e ndeshjes në dy takimet sonte

Shtëpia më e madhe e futbollit, UEFA ka zgjedhur...

​LVV dhe PDK vazhdojnë “luftën” për anëtarin e dhjetë të KQZ-së

Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës po vazhdojnë...

Vance thotë se ka shumë pajtime midis SHBA-së dhe Iranit, pavarësisht pikave të vështira

Më parë, Kryetari i Parlamentit iranian Mohammad Bagher Ghalibaf...

Mbi 2,100 kosovarë morën shtetësinë zvicerane në 2025, të katërtit për nga numri

Sipas të dhënave të Zyrës së Imigracionit të Zvicrës...

Qindra mijëra qytetarë nga të gjitha trevat e Kosovës u mblodhën në Prishtinë për të protestuar dhe marshuar në mbështetje të UÇK-së në ditën e 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë.

Sheshet e kryeqytetit u mbushën me pjesëmarrës, ndërsa pamjet nga ajri shfaqnin një tablo kuqezi, me flamuj kombëtarë dhe simbole të UÇK-së. Organizatorët e marshit theksuan se tubimi ishte një reagim qytetar në mbështetje të ish-drejtuesve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë, duke e cilësuar procesin si sfidë për themelet e shtetësisë së Kosovës, raporton lajmi.net

Në marsh ishte e pranishme edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila qëndroi në rreshtin e parë përkrah Endri Thaçit, djalit të ish-presidentit Hashim Thaçi.

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj deklaroi se drejtuesit e UÇK-së që ndodhen në Hagë priten të rikthehen në Kosovë si të pafajshëm.
“Ja ka vlejt çdo sakrificë. Jemi me ta, krejt populli është me ta. I presim të lirë dhe të pafajshëm me ardhë në Kosovë. Shqiptarët janë bashkë, për komb e atdhe, dhe luftëtarët”, tha Haradinaj.

Marshi nisi me një videoprezantim ku u shfaqën deklarata të dëshmitarëve ndërkombëtarë të mbrojtjes, përfshirë Wesley Clark dhe James Rubin, lidhur me karakterin e luftës çlirimtare të Kosovës. Më pas, aktiviteti vijoi me performanca muzikore, ndër to edhe nga këngëtari Ilir Shaqiri.

Organizatori i marshit “Liria ka Emër”, Ismail Tasholli, u shpreh se 17 Shkurti është jo vetëm festë, por edhe kujtesë e shpalljes së shtetit dhe sakrificës për liri.
“Duhet ta themi qartë dallimin mes agresorit dhe viktimës. UÇK-ja nuk lindi për të marrë tokë të huaj, por për ta mbrojtur tokën e vet. Kjo është e vërteta historike që nuk mund të ndryshohet,” tha ai.

Marshi zgjati rreth një orë dhe përfundoi pa incidente, ndërsa qytetarët u shpërndanë të qetë nga qendra e kryeqytetit./Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz