BallinaLajmeLajmet e FunditPërfundon intervistimi i Rozeta Hajdarit – asaj i mbetet ‘hatri’ që Prokuroria...

Përfundon intervistimi i Rozeta Hajdarit – asaj i mbetet ‘hatri’ që Prokuroria mori dokumente sekrete: Nuk pati të drejtë

Të ngjajshme

Michelle Obama shfaqet në Beverly Hills me vajzat, përflitet për peshën e saj

Ish-Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Michelle Obama,...

Një fëmijë goditet nga vetura në Pejë, niset për QKUK

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën “Jeton...

Haliti: Sulmi ndaj Hysni Mehanit i gabuar, LVV po e kapitalizon politikisht

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Xhavit Haliti,...

KQZ certifikon pjesëmarrjen në zgjedhje për Kuvend të 3 koalicioneve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për certifikimin e...

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari, ka dalë nga Prokuroria Speciale pas një interviste lidhur me procesin e kontraktimit të rezervës shtetërore, duke deklaruar se kjo prokurori ka vepruar në mënyrë të gabuar duke marrë dokumente sekrete.

“Sot isha e ftuar nga Prokuroria Speciale për intervistë. Bëhet fjalë për kontraktimin e rezervës shtetërore, proces jetik i ndishëm, siç e dini MINT, ka bërë blerjen e rezervës në kohën kur ishim të pambrojtur, shkurt 2022 dhe mars 2022. Për këtë proces jetik për të gjithë ne, unë tani pyetem nga Prokuroria Speciale. Një pyetje vjen a është proces i ligjshëm, dhe si hyri Prokuroria Speciale për të marrë dokumente të klasifikuara. Asnjë person nuk mund të ketë qasje në informacione sekrete, pa një procedurë në AKI. Ne si Ministri e Tregtisë, e kemi klasifikuar sekret sipas ligjit për mbrojtjen e informacionit. Prokuroria Speciale bëri gabim”, tha ajo.

 

 

Hajdari theksoi se sipas Inspektoratit Policor, gjatë marrjes së këtyre dokumenteve, dy hetues nuk kishin certifikatë sigurie për nivelin sekret.

“Këtë e ka konstatuar Inspektorati Policor me raportin se dy hetues shkuan pa certifikatë sigurie të nivelit sekret. Ky raport u dërgua në Prokurorinë Speciale për udhëzime të mëtejmë ndaj dy policëve, në realitet vet Prokurori Valdet Gashi ka liruar nga përgjegjësia këta dy polic. Vet Prokurori po shkel ligjin”, shtoi ajo.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz