back to top
Monday, January 26, 2026
BallinaRegjionaleDrenasPërfundon “Drenica II”, aktgjykimi në korrik apo gusht

Përfundon “Drenica II”, aktgjykimi në korrik apo gusht

Të ngjajshme

​Merret vendim, Obiliqi ashpërson masat ndaj ndotjes, gjoba deri në 1000 euro

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Halil Thaçi, ka njoftuar...

“Kam dalë femër e fëlliqur”, Alba nuk i ndal lotët (Video)

Pasditja e sotme për Albën ishte pothuajse e njëjtë. Lotët ...

22 vjet e gjysmë burgim për të akuzuarit për vrasjen e ndodhur më 2001 në Prishtinë

Gjykata Themelore në Prishtinë, ka shpallur aktgjykimin dënues për...

Platforma “Liria ka Emër” merr leje zyrtare nga Komuna e Prishtinës për mbajtjen e marshit më 17 shkurt

Platforma qytetare Liria ka Emër njofton opinionin publik se ka siguruar...

Avokati Tomë Gashi ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook se ka përfunduar prezantimi fakteve nga ana e avokatëve mbrojtës të Sylejman Selimit dhe fjala e tij para trupit gjykues.

Sipas Gashit, kryetari i trupit Gjykues ka deklaruar se aktgjykimi nga Gjykata e Apelit do të publikohet në korrik apo gusht të këtij viti, transmeton Koha.net.

Fjala e Sylejman Selimit para trupit gjykues, sipas avokatit Gashi ka qenë kjo: “Është e vërtetë se kam qenë Komandant i Zonës Operative të Drenicës, më pastaj Komandant i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, dhe se kam luftuar për mbrojtjen e popullit tim, kam luftuar me bashkëluftëtarët e mi për ta mbrojtur popullin tim nga ushtria, policia dhe paramilitarët serbë, të cilët vetëm gjatë viteve të luftës 1998 dhe 1999 vranë mbi një mijë civil shqiptarë, duke përfshirë edhe fëmijë, por duke mos i kursyer as të moshuarit, serbët dhunuan vajza dhe gra shqiptare, disa prej të cilave më pastaj edhe i vranë, serbët kryen me dhjetëra masakra vetëm në Drenicë, në Obri, Rezallë, Izbicë,Verbovcë dhe vende tjera në Kosovë. Mbi 500 ushtarë të UÇK-së u vranë gjatë luftimeve me serbët duke i mbrojtur civilët shqiptarë, dhe në fund kërkoj vetëm drejtësi dhe asgjë tjetër”.

“Kryetari i Trupit Gjykues ka deklaruar se aktgjykimin nga Gjykata e Apelit mund ta presim jo më herët se në mujin korrik apo gusht të këtij viti, por mbrojtja e z.Sylejman Selimit është pak sa e befasuar se si mund të ndodhë kështu kur Misioni i EULEX-it do të përfundoj më 14 qërshor 2016, por si duket Gjyqtarët e Eulex-it e dinë se mandati i tyre do të ju vazhdohet”, ka përfunduar Gashi.

Të Fundit

Sport

ShowBiz