back to top
Thursday, March 5, 2026
BallinaLajme​Përfundon dëshmia e hetuesit të forenzikës digjitale në rastin “Thaçi dhe të...

​Përfundon dëshmia e hetuesit të forenzikës digjitale në rastin “Thaçi dhe të tjerët” për pengim të drejtësisë

Të ngjajshme

Influencerja poston “atmosferë të mrekullueshme” në plazhet e Dubait, sulmohet nga fansat

Një influencere është kritikuar ashpër pasi ka postuar skena...

Çfarë super-lajmi, Kosova dhe Shqipëria do ta organizojnë bashkë Evropianin

Konfederata Evropiane e Volejbollit (CEV) e ka miratuar unanimisht...

Nis monitorimi i çmimit të karburantit në Kosovë

Autoriteti i Konkurrencës i Kosovës ka njoftuar se ka...

Dorë për dore, përshëndetja mes Osmanit e Kurtit

Me rastin e shënimit të Epopeja e UÇK-së, Forca...

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë ka përfunduar dëshmia e Christopher Kelly.

Ky dëshmitar, i cili punon me kohë të pjesshme për ZPS-në për të bërë hetime forenzike digjitale, dje ka folur për ekzaminimet që i kanë bërë telefonave të të akuzuarve dhe disa dëshmitarëve.

Hetuesi i forenzikës digjitale është dëshmitari i tretë dhe i fundit i ftuar nga Prokuroria në gjyqin ndaj Thaçit dhe të tjerëve për pengim të drejtësisë.

Dëshmia e tij sot zgjati shkurt, ku avokati i Bashkim Smakajt, Jonathan Rees kërkoi vetëm 20 sekonda kohë.

Paraprakisht, seanca u ndërpre në mungesë të avokatit të Fadil Fazliut, David Young.

Dje ka përfunduar dëshmia e ekspertit të kriminalistikës në Institutin e Kriminalistikës në Holandë, Koen Herlaar.

Hashim Thaçi, Bashkim Smakaj, Isni Kilaj, Fadil Fazliu dhe Hajredin Kuçi, të cilët akuzohen për pengim të drejtësisë, janë deklaruar të pafajshëm para trupit gjykues.

Prokuroria pretendon se posedon dëshmi, përfshirë audio-incizime nga Qendra e Paraburgimit në Hagë.

Edhe avokatët mbrojtës kanë kundërshtuar këto pretendime, ku kanë thënë se provat e Prokurorisë nuk dëshmojnë kryerjen e veprave penale për çka akuzohen.

Hashim Thaçi dhe të tjerët akuzohen nën pretendimet se gjatë vizitave më 2023 në Hagë, të njëjtit i kanë dhënë udhëzime dhe informacione konfidenciale dëshmitarëve për gjyqin për krime lufte.

Ish-presidenti, Hashim Thaçi akuzohet edhe për krime të pretenduara të luftës, bashkë me Kadri Veselin, Rexhep Selimin e Jakup Krasniqin.

Fjalët përfundimtare për këtë rast janë thënë gjatë muajit shkurt.

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka kërkuar 45 vjet burgim për secilin nga katërshen e UÇK-së. Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi janë deklaruar të pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës, ku edhe mbrojtja ka thënë se nuk ka asnjë provë që argumenton pretendimet e ZPS-së.

Tashmë çështja i ka kaluar trupit gjykues, i cili ka tre muaj kohë për të marrë vendimin final dhe nëse ka nevojë do të kërkojë edhe kohë shtesë. Kjo pritet të ndodhë për shkak të dosjes voluminoze.

Deklarimet përmbyllëse kanë nisur me datën 9 shkurt dhe kanë përfunduar me 18 shkurt.

Gjykimi ndaj katërshes së UÇK-së ka nisur më 3 prill 2023 – gati tre vjet pas konfirmimit të aktakuzës prej kur ish-krerët e UÇK-së mbahen në Qendrën e Paraburgimit në Hagë. 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz