Përfundon asfaltimi i rrugëve në lagjet e fshatit Baicë e Vërboc

Komuna e Drenasit, po vazhdon në financimin e projekteve në lokalitetet e Komunës për të përmirësuar kushtet infrastrukturore. Kështu kanë përfunduar punimet në asfaltimin e rrugëve në lagjet e fshatit Baicë e Vërboc, projekte dy vjeçare të cilat kishin nisur vitin e kaluar dhe që përundohen këtë vit.
Sot ka përfunduar asfaltimi i rrugës në fshatin Baicë të Komunës së Drenasit, përkatësisht tek lagja Zariqi ne gjatësi prej 500 metrave, ndërsa fundjaven që lam, ka përfunduar asfaltimi i rrugës në fshatin Vërboc në lagjën Istogu, Prokshi dhe Kastrati në gjatësi prej 1200 metrave.
Në këto dy vendbanime, Komuna e Drenasit ka kontraktuar operator ekonomik në projekte dy vjeçare, dhe në fund të vitit të kaluar në fshatin Vërboc kishin përfunduar asfaltimi i rrugës në lagjën Dobra 500 metra, Rrukiqi 600 metra dhe Gllareva 300 metra, po ashtu edhe në fshatin Baicë.
Lexo edheDrenas, mbahet tryeza për Kornizës Afatmesme Buxhetore
Në fshatin Baicë, operatori ekonomik është duke punuar për asfaltimin e rrugës edhe në lagjen Leku e Kiqina ne gjatësi prej 800 metrave. Këto janë vetëm disa nga projektet që Drejtoria e Urbanizmit ka intensifikuar punimet për t’u kryer gjatë këtij viti, projekte këto të cilat janë edhe në listën e projekteve kapitale për vitin 2016 e cila është miratuar nga ana e Kuvendit të Komunës.














