Thursday, July 17, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditPërfundimi i luftës, kështu Mbrojtja synonte ta minonte periudhën e aktakuzës që...

Përfundimi i luftës, kështu Mbrojtja synonte ta minonte periudhën e aktakuzës që u refuzua sot

Të ngjajshme

Izmaku: Takimi Kurti-Limaj këtë fundjavë, presim epilog pozitiv

Deputetja e Nismës Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku ka bërë të...

Tërmet në rrethinën e Vitisë

Në rrethinën e Vitisë ka ndodhur një tërmet me...

A do heqë dorë Ariana Grande nga muzika?

Fituesja e çmimit Grammy, komentoi në Instagram rreth thashethemeve...

Vajza e Ismail Kadaresë shkarkohet nga detyra si ambasadore në UNESCO

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka shkarkuar Besiana Kadarenë...

Gjykata Speciale në Hagë në seancën e sotme rrëzoi mocionin në rastin e Thaçit dhe të tjerëve.

Ishte Mbrojtja ajo që kishte kërkuar që të rrëzohen të gjitha akuzat për krimet apo incidentet e kryera para majit të vitit 1998 dhe pas 20 qershorit 1999.

Kjo është periudha brenda së cilës ekipet Mbrojtëse janë të bindura se ka zgjatur konflikti i armatosur në Kosovë, ndryshe nga çfarë kishte  përfshirë Zyra e Prokurorit të Specializuar në aktakuzë, pra krime gjatë periudhës mars 98 dhe shtator 99, njofton Klankosova.tv.

Por çështja e kohës së përfundimit të luftës në Kosovë ishte ngritur edhe në mars të vitit 2023 po në këtë gjykatë.

Kryetari i atëhershëm i trupit gjykues në çështjen “Thaçi dhe të tjerët”, Charles Smith, në vendimin e tij e kishe pranuar vetëm pjesërisht kërkesën e disahershme të mbrojtjes së ish presidentit, për ta paracaktuar 20 qershorin 1999, si datën e fundit të luftës.

Më poshtë e gjeni kronikën e përgatitur nga Klan Kosova më 5 mars të vitit 2023.

- Advertisement -

Të Fundit