back to top
Thursday, February 5, 2026
BallinaLajmePërfaqësuesit e “Liria ka Emër” priten nga kryetari Zenun Elezaj në Klinë...

Përfaqësuesit e “Liria ka Emër” priten nga kryetari Zenun Elezaj në Klinë marrin mbështetje për marshin “Drejtësi, jo politikë” më 17 shkurt

Të ngjajshme

SHBA-ja, Ukraina dhe Rusia bien dakord të shkëmbejnë 314 të burgosur, thotë Witkoff

I dërguari presidencial i SHBA-së, Steve Witkoff, tha se...

Osmani takohet me bin Rashid Al Maktoum

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar...

Studentët shqiptarë në RMV, kërkojnë respektimin e barazisë gjuhësore dhe kushtetuese

Studentët shqiptarë të fakulteteve juridike në Maqedoninë e Veriut...

Përfaqësuesja e Kosovës nënshkruan me ADIDAS

Federata e Futbollit e Kosovës ka lidhur partneritet zyrtar...

Rashford nuk do t’i përgjigjet thirrjeve të trajnerit të Man Utd, Michael Carrick

Marcus Rashford, i huazuar te Barcelona nga Manchester United,...

Përfaqësuesit e platformës Liria ka Emër, Eliza Hoxha dhe Ismail Tasholli e kanë vizituar sot Komunën e Klinës, ku janë pritur në takim nga kryetari i kësaj komune, Zenun Elezaj.

Hoxha dhe Tasholli e kanë njoftuar kryetarin Elezaj me misionin e platformës “Liria ka Emër” dhe me aktivitetet në kuadër të fushatës së mobilizimit qytetar për Marshin “Drejtësi, jo politikë”, i cili do të mbahet më 17 shkurt në Prishtinë, në mbrojtje të drejtësisë së paanshme dhe të vlerave të luftës çlirimtare.

Ata shprehën mirënjohje për mbështetjen e dhënë nga Kryetari i Komunës dhe qyteti i Klinës

“Kur mbështetja për drejtësi vjen nga secila komunë, kjo kauzë merr edhe më shumë peshë. Më 17 shkurt, marshojmë bashkë për drejtësi të vërtetë, jo të politizuar”, tha Hoxha.

“E falënderojmë kryetarin për pritjen që na e bëri dhe gatishmërinë e tij për ta mbështetur pa rezervë Marshin”, tha Tasholli.

Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj duke theksuar se drejtësia duhet të jetë e paanshme dhe larg çdo ndikimi politik, u zotua për mobilizim gjithëkomunal për këtë Marsh.

“Marshi “Drejtësi, jo politikë” është një thirrje e drejtë qytetare dhe i ftoj qytetarët e Klinës, por edhe të gjithë Kosovën, që më 17 shkurt të jenë pjesë e këtij marshimi paqësor për drejtësi të vërtetë”, ka theksuar ai.

Platforma “Liria ka Emër” do të vazhdojë takimet dhe aktivitetet në tërë komunat e Kosovës dhe me të gjithë akterët e rëndësishëm të shoqërisë për mobilizim sa më të gjerë qytetar për Marshin e 17 shkurtit, nën moton “Drejtësi, jo politikë”.

Të Fundit

Sport

ShowBiz