back to top
Monday, October 20, 2025
BallinaLajmePërdorimi i telefonit gjatë ngasjes fenomen shqetësues

Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes fenomen shqetësues

Të ngjajshme

Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes fenomen shqetësues

Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes nga shoferët është kthyer...

Haziri për koalicionin në Vushtrri: Kurti po “targeton” dhe po i maksimalizon situatat e tilla

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka...

Bie çmimi global i naftës

Çmimet e naftës ranë nën 61 dollarë në tregjet...

Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes nga shoferët është kthyer në fenomen shqetësues. Për të evituar këtë dukuri, policia çdo ditë shqipton qindra tiketa për kundërvajtësit në trafik.

Sipas komandantit të njësisë së trafikut në kryeqytet, toger Mentor Muja, vetëm në 19 ditët e tetorit janë shqiptuar 75 tiketa për përdorim të telefonit gjatë ngasjes.

Sipas tij, nga 1 janari e deri të dielën, vetëm njësiti i kryeqytetit ka shqiptuar 1154 tiketa për telefon, derisa siç tha ai, çdo i treti person në trafik tanimë po përdor telefonin, duke shkaktuar rrezik në komunikacion si për veten, ashtu edhe për të tjerët.

Muja tha se policia tërë kohën organizon fushata ndërgjegjësuese për qytetarët që ta shmangin përdorimin e telefonit, në mënyrë që të shmangen aksidentet.

Shoferët prapa kamerës kanë thënë se janë të vetëdijshëm për rrezikun, por që e përdorin në raste të caktuara me kujdes të shtuar, raporton RTK.

Ndërkohë, profesori Muhamed Krasniqi, thotë se telefoni është bërë shkaktari kryesor i aksidenteve në vend.

“Përdorimi i telefonit mobil gjatë ngasjes ndikon drejtpërdrejt në shpërqendrimin e ngasësve në trafikun rrugor, nuk po thuhet më ngasje në ndikim të alkoolit, por ngasja në ndikim të telefonit dhe për një çast në qoftë se largon sytë nga rruga, nga trafiku real që është duke ndodhur dhe shpërqendrohesh në telefon, nga një udhëtim normal, mund të ndodhë një tragjedi”, ka thënë Krasniqi.

Sipas Ligjit për Rregullat e trafikut rrugor, i cili ka hyr në fuqi në prill të vitit të kaluar, ngasësi që haste me telefon gjatë vozitjes, herën e parë i shqiptohet gjoba 100 euro dhe minus një pikë negative, herën e dytë 200 euro dhe minus 2 pikë negative, ndërsa herën e tretë 500 euro gjobë dhe minus 3 pikë negative.

Pos për ngasësit, përdorimi i telefonit është i ndaluar edhe për këmbësorët. Gjatë kalimit të rrugës, të shiritit apo të shtegut të biçikletave ose të binarëve, këmbësorit nuk i lejohet përdorimi i telefonit mobil, shfrytëzimi i dëgjueseve në veshë apo i pajisjeve të tjera të ngjashme që mund ta hutojnë.

Mosrespektimi i kësaj rregulle ndëshkohet me gjobë 50 euro. Për të luftuar këtë dukuri, edhe Policia rajonale e Ferizajt ka njoftuar se për një javë, në periudhën 13-19 tetor ka shqiptuar 108 gjoba për përdorim të trafikut në këtë rajon.

Ky aksion është ndërmarrë pas një fushate disa ditore me moton: “Një sekondë në telefon mund të bëhet shumë vonë. Duart në timon, e jo në telefon”, përmes së cilit policia apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të përqendrohen në ngasjen e automjetit dhe të shmangin përdorimin e telefonit, pasi një moment pakujdesie mund të ketë pasoja të rënda për jetën e njerëzve.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz