BallinaLajmeLajmet e FunditPërdorimi i Signal “shpërthen” në Holandë

Përdorimi i Signal “shpërthen” në Holandë

Të ngjajshme

Bosnja dyshon për një “spiun” italian në stërvitjen e tyre

Pak para finales së play-offit ndaj Italisë, te Bosnja...

Haxhiu: Murat Jashari, i vetmi kandidat për president me konsensus

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kritikuar...

Emiratet e Bashkuara Arabe thonë se po kundërshtojnë sulmet me raketa

Ministria e Mbrojtjes e Emirateve të Bashkuara Arabe thotë...

Marrëveshja e suksesit, si ecën bashkë drejt historisë FFK dhe Ujë Mokne

Dy vite më parë Federata e Futbollit të Kosovës...

Përdorimi i aplikacionit të enkriptuar për komunikim Signal është rritur ndjeshëm në Holandë që kur Donald Trump u bë sërish president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Holanda tani është ndër pesë vendet me më shumë përdorues të aplikacionit Signal, së bashku me vende me popullsi shumë më të madhe, si Ukraina, Gjermania dhe SHBA, raportoi gazeta holandeze Volkskrant, duke cituar NL Times.

Numri i regjistrimeve të reja mujore në Signal nga Holanda është 25 herë më i madh sesa në fillim të janarit, duke çuar numrin e përdoruesve holandezë të Signal në mbi dy milionë.

Kjo aplikacion ka fituar shumë popullaritet sepse pothuajse nuk mbledh asnjë të dhënë personale nga përdoruesit e saj – një avantazh i madh për shumë vetë.

Signal gjithashtu ndryshon nga kompanitë e mëdha teknologjike të Silicon Valley – ajo është një fondacion që nuk pranon investime, nuk ka reklama dhe mbështetet në donacione.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz