Në Mitrovicën e Jugut, pas numërimit të 83 nga 105 vendvotime (79.05%) në Qendrën Komunale të Numërimit (QKN), gara për kryetar është shumë e ngushtë mes dy kandidatëve kryesorë.
Arian Tahiri nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) prin me 49.57% të votave apo 12,198 vota, ndërsa Faton Peci nga Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 46.25% të votave ose 11,381 vota, transmeton lajmi.net.
Distanca mes tyre është vetëm 3.32% apo 817 vota.
Në vend të tretë renditet Gëzim Plakolli nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 3.41% (839 vota), ndërsa Qazim Nimani nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka 0.76% të votave (188 vota)./lajmi.net/