back to top
Monday, December 29, 2025
BallinaLajmePërditësimi i fundit i KQZ-së: VV bie nën 50%, kjo është rënditja...

Përditësimi i fundit i KQZ-së: VV bie nën 50%, kjo është rënditja e partive të tjera

Të ngjajshme

Brruti pranë transferimit te një skuadër evropiane

Ekipi rumun, Cluj ka shfaqur interes për të transferuar...

PDK mban sot konferencë për media

Partia Demokratike e Kosovës do të mbaj sot konferencë...

Dyshohet për falsifikim të rezultateve të votimit në Pejë

Sipas Policisë së Kosovës, mbrëmë rreth orës 20:00 është...

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar përditësimin më të fundit të rezultateve në orën 07:24, ku janë numëruar 900,330 vota nga 1,999,204 gjithsej, ose 45.03% e votave, ndërsa përpunimi i vendvotimeve ka arritur në 99.26%.

Sipas këtij përditësimi, renditja e partive politike është si më poshtë:

Lëvizja VETËVENDOSJE kryeson me 429,979 vota, që përbëjnë 49.30% të totalit të votave të numëruara.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) renditet e dyta me 183,258 vota ose 21.01%.

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mban vendin e tretë me 118,490 vota, që përfaqësojnë 13.59%.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka siguruar 49,571 vota apo 5.68%.

Lista Serbe (Srpska Lista) ka marrë 41,335 vota, që përkthehen në 4.74%.

NISMA Socialdemokrate ka grumbulluar 14,973 vota, ose 1.72%.

Procesi i numërimit pritet të vazhdojë edhe në orët në vijim, ndërsa rezultatet përfundimtare do të konfirmohen pas përpunimit të plotë të të gjitha votave.

Të Fundit

Sport

ShowBiz