Për shkak të një gabimi, punëtori australian pranon pagën 100 herë më të madhe sesa që është dashur ta marr
BILLI
Lexo edheGjendet pas 30 vitesh në malin më të lartë të Evropës
Një punëtor në Australi ka pranuar pagën 100 herë më të madhe se atë që është dashur ta merr, pasi që pika dhe presjet ishin vendosur në vendin e gabuar.
Ky punëtor është dashur të marrë 4.921,76 dollarë australianë, por në llogarinë e tij i ka gjetur 492.176.
Këtë gabim e ka zbuluar shërbimi financiar në Australi dhe ka njoftuar se bëhet fjalë për një gabim të shkaktuar nga faktori njeri. Ndërkaq, punëtorit i janë marrë paratë e tepërta që janë derdhur në llogarinë e tij.

Lexo edheGjendet pas 30 vitesh në malin më të lartë të Evropës
Ky është vetëm një nga 743 rastet e ngjashme, sa i përket gabimeve në paga që janë bërë në Australi nga gushti i vitit të kaluar deri në janar të këtij viti.