Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, gjatë implementimit të Planit Operativ “Kontrolli i shtuar i qarkullimit të Motoçikletave, Skuterëve, Trotinetëve dhe Katërçikletave 2026”,që ka filluar të realizohet nga data 23.03.2026, ka shqiptuar disa gjoba.
Deri më 29 mars 2026, janë sekuestruar 20 motoçikleta, dhe janë shqiptuar 55 gjoba ndaj kundërvajtësve, saktësisht 15 sosh pa regjistrim të motoçikletave, 22 për mos posedim të patentë shoferit dhe 18 për mos-bartje të helmetës.
“Aktivitete dhe detyra të shumta policore, që janë të planifikuara të realizohen në kuadër të Planit Operative, do të vazhdojnë në mënyrë intensive në ditët në vijim, pa asnjë tolerim ndaj secilit kundërvajtës. Krejt kjo në të mirë të rregullimit të komunikacionit, si dhe parandalimit të aksidenteve. Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion, e veçanërisht tek ngasësit e motoçikletave, tё respektojnë rregullat e komunikacionit”, ka njoftuar zëdhënësi i Policisë në Pejë. /Lajmi.net/