Për një javë në Ferizaj shqiptohen mbi 1 mijë e 600 gjoba kundërvajtëse dhe pezullohen 20 patentë-shoferë
dp

Lexo edheTë gjithë sytë te Drita, do të tentojë të shkruajë përsëri historinë

Gjatë javës së kaluar, nga data 14-20.07.2025, janë shqiptuar 1,669 gjoba kundërvajtëse, si dhe janë pezulluar 20 patentë-shoferë për drejtuesit e mjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në trafik.
33 aksidente me lëndime, ku kanë mbetur të lënduar 36 persona
38 aksidente me dëme materiale

Lexo edheTë gjithë sytë te Drita, do të tentojë të shkruajë përsëri historinë
Policia Rajonale e Ferizajt bën të ditur se do të vazhdojë me aktivitete të shtuara për të parandaluar aksidentet dhe apelon tek të gjithë drejtuesit e automjeteve që të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë rregullat e trafikut.
“Ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë me policinë dhe të raportojnë çdo kundërvajtje në trafik përmes: stacionit më të afërt policor, aplikacionit digjital ‘Lajmëro Policinë’ dhe numrave të urgjencës: 192, 0290/326-250 & 0290/322-406. Të dhënat e raportuara do të trajtohen me konfidencialitet të plotë”, thuhet në njoftim.