BallinaLajmePër një ditë dy vjedhje në xhamitë e Prishtinës

Për një ditë dy vjedhje në xhamitë e Prishtinës

Të ngjajshme

Arben Vitia- Hykmete Bajramit: Shumica e milionerëve janë bërë në kohën e LDK-së

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia i ka reaguar deputetes...

Ushtarët letonezë patrullojnë vijën administrative, vazhdon angazhimi për siguri në Kosovë

Ushtarët letonezë të angazhuar në Komandën Rajonale-Lindje (RC-E) të...

Këngëtarja kosovare e “djegë rrjetin” me fotosesionin e fundit

Këngëtarja kosovare, Mimoza Shkodra e ka ndezur rrjetin me...

MIT njofton për ndërhyrje në dy akse rrugore, thotë se situata është nën kontroll

Gjatë natës së mbrëmshme, në aksin rrugor Gjilan-Stanqiq është...

Policia e Kosovës ka njoftuar se dy vjedhje kanë ndodhur në objekte fetare në Kosovë. Këto vjedhje kanë ndodhur në kryeqytet, ndërsa njoftohet se të dyja rastet po hetohen.

Vjedhja e parë kishte ndodhur me datën 17 gusht, në ora 04:30. Policia njofton se të dyshuarit ende janë të panjohur për autoritetet ndërsa kishin hyrë me forcë dhe kanë vjedhur nga kasaforta para të gatshme.

“Raportohet se të dyshuar të panjohur kanë depërtuar me forcë brenda objektit fetar (xhamisë) dhe kanë vjedhur nga kasaforta, para të gatshme. Rasti është nën hetime” njofton Policia.

Rasti i dytë kishte ndodhur po të njëjtën ditë rreth orëve të para të mëngjesit. Njësoj sikur në rastin e parë, hajdutët kishin arritur që të depërtojnë me forcë brenda objektit fetar ndërsa kishin vjedhur arkën e cila ka para të gatshme.

“Është raportuar se person-a të panjohur me forcë kanë depërtuar në brendinë e objektit fetar (xhamisë) dhe nga aty kanë vjedhur arkën me para te gatshme. Rasti është duke u hetuar” njofton Policia e Kosovës. /GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz