Ministria e Financave njofton të gjithë qytetarët, respektivisht të gjithë shërbyesit civilë dhe ata që marrin pagë nga Buxheti i Kosovës, se sot është bërë ekzekutimin e pagave për muajin gusht, njofton Klan Kosova.
“Për nder të fillimit të vitit të ri shkollor, ekzekutimi i pagave është bërë më herët se ekzekutimi i rregullt i tyre”, thuhet në njoftimin e ministrisë.
Ministri i Financave Bedri Hamza, të gjithë nxënësve dhe mësimdhënësve ju uron suksese dhe fillim të mbarë të vitit të ri shkollor.