BallinaLajmePër herë të parë në Shqipëri, kompensim për dëmet në shëndet nga...

Për herë të parë në Shqipëri, kompensim për dëmet në shëndet nga ajri i ndotur

Të ngjajshme

Rexhbeçaj: Humbja më e dhimbshme e karrierës, por fillimi i diçkaje të madhe!

Pas disfatës 0:1 të Kombëtares së Kosovës ndaj Kombëtares...

18-vjeçari nga Dragashi është i riu që humbi jetën në aksidentin në Austri

18-vjeçari, Yll Zenuni është i riu që të dielën...

Vjen reagimi i Edon Zhegrovës, pas humbjes së Kosovës mbrëmë

Edon Zhegrova ka reaguar pas humbjes së Kosovës mbrëmë...

Bora bllokon qarkullimin për kamionë në rrugën Pejë–Kullë–Rozhajë

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se si...

LDK me tre sekretarë të rinj, Abdixhiku paralajmëron ndryshime të tjera

Lidhja Demokratike e Kosovës ka emëruar dy kryetarë komunash...

Qytetarët shqiptarë që do të preken nga problemet shëndetësore të shkaktuara nga ndotja e ajrit do të kenë të drejtën të kërkojnë kompensim nga shteti.

Kjo parashikohet për herë të parë në projektligjin e ri “Për mbrojtjen e cilësisë së ajrit në mjedis”, i publikuar për konsultim publik nga Ministria e Mjedisit.

Projektligji synon gjithashtu të rrisë transparencën në raportimin mjedisor dhe të zgjerojë pjesëmarrjen e publikut në vendimmarrje, duke u dhënë qytetarëve një rol më aktiv në çështjet që prekin shëndetin dhe mjedisin e tyre.

Sipas Ministrisë, ndryshimet pritet të përmirësojnë ndjeshëm cilësinë e jetesës.

Baza e re ligjore vjen si pjesë e përpjekjeve për përafrim me standardet e Bashkimit Evropian. Ministria e Mjedisit pranon se deri më sot Shqipëria nuk ka pasur mekanizma të mjaftueshëm për matjen e cilësisë së ajrit.

“Fusha e mbrojtjes së mjedisit ka pësuar zhvillime të rëndësishme gjatë viteve të fundit, por kuadri aktual ligjor ka boshllëqe në monitorimin e cilësisë së ajrit dhe zbatimin e masave në rastet e tejkalimit të niveleve të ndotjes”, thuhet në dokument.

Projektligji parashikon vendosjen e superstacioneve monitoruese në qytete dhe zona rurale, në përputhje me kërkesat e Bashkimit Evropian, dhe përcakton rregullat për administrimin dhe funksionimin e tyre. Për më tepër, indeksi i cilësisë së ajrit do të përditësohet çdo orë, duke informuar qytetarët jo vetëm për nivelin e ndotjes, por edhe për efektet shëndetësore dhe masat mbrojtëse që duhet të ndërmerren.

Kjo nismë pritet të sjellë një reformë të thellë në sistemin e monitorimit dhe menaxhimit të ndotjes, duke e vendosur Shqipërinë më afër standardeve evropiane dhe duke forcuar mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve, raporton A2CNN.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz