back to top
Thursday, February 12, 2026
BallinaLajmePër gjashtë muaj 700 pacientë referohen për shërim jashtë vendit

Për gjashtë muaj 700 pacientë referohen për shërim jashtë vendit

Të ngjajshme

Rreth 700 pacientë kosovarë janë referuar për shërim jashtë vendit ose nëpër klinikat private shëndetësore në Kosovë vetëm brenda gjashtëmujorit të parë të këtij viti, pasi shërbimet e tilla s’kanë mundur t’i kryejnë në institucionet publike shëndetësore.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, Klinika e Oftalmologjisë, e Ortopedisë, e Pediatrisë dhe ajo e Onkologjisë prijnë me referime për shërim shëndetësor janë vendit.

Ndërsa vendet ku më së shumti pacientët shkojnë për trajtim janë: Turqia, Maqedonia e Shqipëria.

“Gjatë vitit 2019 në Fondin e Sigurimit Shëndetësor, respektivisht në Programin për Trajtimin Jashtë Institucioneve Publike Shëndetësore, kanë aplikuar 661 persona. Vendet ku më së shumti shkojnë për trajtim jashtë institucioneve publike shëndetësore, përveç Kosovës, janë: Turqia, Maqedonia, Shqipëria dhe vende të ndryshme të Bashkimit Evropian”, është thënë nga zyra për informim në Ministrinë e Shëndetësisë./Zëri/

Të Fundit

Sport

ShowBiz